Si u fut në lojë mafia italiane/Kanë sjellë në Shqipëri edhe 15 herë të tjera lëndë të rrezikshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria duket se është shndërruar në një kosh të mbetjeve të rrezikshme për shëndetin e njerëzve.

Pas arrestimit nga policia të 6 personave në qytetin e Vlorës, të cilët po sillnin në Shqipëri 40 metër kub lëndë të rrezikshme përmes tragetit, të tjera detaje kanë dalë në dritë.

Policia gjeti në bordin e tragetit lëndë tejet të rrezikshme të cilat përmbajnë sasi të mëdha asbesti që janë tmerrësisht të dëmshme për shëndetin e njerëzve.

Por, kjo nuk është hera e parë që ka ndodhur me sjelljen e lëndëve të tilla në Shqipëri. Sipas mediave italiane, të paktën 15 herë janë transportuar drejt brigjeve shqiptare mbetje toksike të rrezikshme.

Shqipëria është shndërruar që pas viteve ’90 në një kosh mbeturinash të shumë vendeve të huaja, ndërsa kjo praktikë vijoi të bëhet e dukshme në vitin 2003, kur edhe vendi ynë ndaloi importimin e çfarëdolloj mbeturine.Në vitin 2012 policia shqiptare zbuloi disa tonë mbetje toksike, të cilat ishin importuar në mënyrë të paligjshme nga Italia drejt Shqipërisë.

Shumë prej mbetjeve në fjalë ishin bateri plumbi dhe ilaçe të skaduara. Një hetim i mëvonshëm zbuloi se disa sipërmarrës italianë kishin lidhje të ngushta me krimin e organizuar si dhe me persona të tjerë që ishin dënuar më parë për grumbullimin dhe groposjen e mbeturinave toksike.

Në territorin shqiptar, shumë ndërmarrje italiane kanë punuar për vite me radhë për grumbullimin dhe groposjen e mbeturinave.

Megjithatë, shumë ekspertë të industrisë së mjedisit kanë ngritur dyshimet se këto biznese përdoren shpesh si mburojë për biznesin e paligjshëm të importimit dhe groposjeve të mbetjeve toksike në Shqipëri.

Ish-senatori i Italisë, Lorenzo Diana dhe njëherësh ekspert i veprimtarisë mafioze shpjegoi vite më parë, se si mafia italiane hyri në lojën e eksportit të mbetjeve toksike në Shqipëri.

Lexo edhe :  Zjarr pranë stacionit të ujësjellësit në Gjirokastër, zjarrfikësit neutralizojnë flakët

Sipas Dianës, kjo lëvizje e mafias italiane, erdhi për faktin se agjencitë e zbatimit të ligjit në Itali po goditnin në mënyrë të vazhdueshme aktivitetet e paligjshme të mafias italiane mbi tregtinë e mbetjeve toksike.

Në këtë mënyrë, mafia italiane gjeti një treg tjetër, siç ishte ai shqiptar, ku shteti ishte më i dobët dhe për pasojë veprimtaria e tyre do të lulëzonte.

Kjo u dëshmua edhe dje kur në qytetin e Vlorës, u arrestuan gjashtë persona me akuzën e transportit të mbetjeve toksike nga Italia.

Drejtuesi i tragetit përfundoi në pranga së bashku me drejtorët e dy ndërmarrjeve shqiptare, të quajtura “Delfini 1” dhe “Komuzi”.

Mediat italiane bëjnë me dije se këto dy kompani kanë kryer më parë të paktën 15 importe nga Italia drejt territorit shqiptar.

Sipas mediave italiane, materiali po transportohej sikur ishin lëndë për pastrim kimik të porositur nga kompania shqiptare “Delfini 1”.

Çështja tashmë i ka kaluar Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), e cila do të hetojë rastin për të nxjerrë në dritë të gjitha fijet që lidhin të arrestuarit me mafian italiane dhe biznesin e paligjshëm të mbetjeve toksike që rrezikojnë jetën e shqiptarëve./Fjala.al/

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV