Thellohet përplasja institucionale, Presidenti kallëzon ministren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Meta ka deklaruar se brenda ditës së hënë do të kallëzojë penalisht ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Sipas Kreut të Shtetit, ministrja akuzohet për disa vepra penale, si shpërdorim detyre, falsifikim dhe ndërhyrje të paligjshme në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

“Të gjithë qytetarët shqiptarë dhe partneritetet ndërkombëtare u njohën dje me veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit flagrant të kryera nga institucionit të ministrit të Drejtësisë, lidhur me KED. Provat do ia dorëzojmë SPAK, ku rezulton se është përfshirë drejtpërdrejtë Etilda Gjonaj, por dhe funksionarë të lartë të këtij institucioni, në varësi të saj, në llogari të skenarit mafioz të kapjes së Gjykatës Kushtetuese. Gjonaj ka urdhëruar Sekretarin e Përgjithshëm të dërgonte për botim në Fletoren Zyrtare një vendim, që duhet botuar vetëm në faqen e Gjykatës Kushtetuese.

Ministrja nuk ka asnjë rol të dërgojë aktet e KED për botim. Ka urdhëruar botimin pa ia kërkuar askush. Ministrja ka akuzohet për shpërdorim të detyrës, falsifikim dhe ndërhyrje e paligjshme në proces. Brenda ditës së hënë do depozitoj pranë SPAK kallëzimin penal ndaj ministres Etilda Gjonaj dhe jo vetëm. Duke qenë se Etilda gjonaj e ka humbur tërësisht besimin e Presidentit të Republikës, të shprehet me dekret për emërimin e saj, do të mirëprisja dorëheqjen e saj dhe përballjen e saj me drejtësinë. Si një ish-ministre do doja që ajo të hetohej e lire”, tha Meta.

Të fundit

Shpërthim gazi në Sorrento, të paktën 2 viktima

Dy të moshuar, një burrë dhe një grua, të moshës 81 dhe 83 vjeç, vdiqën në një shpërthim në...

Ish-kreu i SHISH në Berat dhe djali i tij vendosen nën hetim nga Prokuroria

Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat dhe djali i tij, janë marrë nën hetim nga Prokuroria e Beratit për tre vepra penale. Sipas...

Alimehmeti i pakënaqur nga ‘primaret’ në PD: Prodhuan problematika, pasoja dhe pakënaqësi

Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, i ftuar në Klan News, foli për zhvillimet brenda partisë dhe sfidat që kanë shoqëruar...

“Injorimi i numrave, katastrofë e pashmangshme”/ PS dominuese, opozita drejt shuarjes

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ku ka komentuar gjendjen aktuale politike në vend...

Po ra Sorosi, a hiqet ‘non grata’ e Berishës?

Nga Indrit Vokshi Tragjedia e PD nisi me shpalljen nongrata të Sali Berishës. Vendimi i Blinken u publikua në 19 maj 2021 por 19 maji...

Lajme të tjera

Web TV