Meta, një këmbë në Presidencë dhe një në bulevard

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Beteja politike kalon nga zyrat dhe sallat e konferencave në rrugë. Presidenti Meta, mes dy zgjedhjeve: për të “luftuar” me dekrete apo përballje të drejtpërdrejtë me qeverinë në krye të tubimeve.

Dy marsi, dita që do të ndajë qëndrimet. Meta, mes kauzave të drejta për të pasur një drejtësi të pavarur dhe rrugës së gabuar për ta kundërshtuar.

A po e eklipson lëvizja e Presidentit rolin e kreut të opozitës? Flasin për gazetën Fjala, analisti Klementin Mile dhe ish-kreu i SHISH-it, Fatos Klosi

Nga Sebi Alla

Presidenti Ilir Meta është me një “këmbë” në Presidencë dhe me tjetrën në rrugë për të drejtuar protestat kundër qeverisë, e cila, sipas tij, po kap të gjitha institucionet me “grusht shteti”. Të dyja nuk mund t’i bëjë nën kostumin e kreut të shtetit.

Për të duket se ka vetëm dy rrugë: ose do të flasë me dekrete, sikurse ia atribuon Kushtetuta; ose do të japë dorëheqjen si kreu i shtetit dhe më pas të ketë mundësinë e përballjes flakë për flakë kundër qeverisë. Të dyja njëkohësisht Meta nuk mund t’i bëjë.

Për momentin, Presidenti ka lënë të kuptohet se do t’i bëjë të dyja, duke mbajtur ende të hapur mundësinë e shpërndarjes së Parlamentit, ndonëse nuk jemi në tri rastet kushtetuese kur Kuvendi shpërndahet. Edhe dje kreu i shtetit bëri thirrje për pjesëmarrjen e tubimit qytetar më 2 mars. “Të dashur qytetarë!

Zgjohuni për të kuptuar se beteja për Gjykatën Kushtetuese është një betejë vendimtare për secilin prej jush dhe jo vetëm për të ardhmen e demokracisë, por edhe për vetë ekzistencën e shtetit dhe të kombit tonë që janë më të rrezikuar se kurrë nga kjo organizatë mafioze në pushtet, celulë lokale e një organizate ndërkombëtare që lakmon territorin tonë, mjaft strategjik nga ana gjeopolitike edhe për shumë veprimtari kriminale me përfitime të jashtëzakonshme”, – shkruan Meta.

Më tej, kreu i shtetit thekson se kjo nuk është një betejë kompetencash midis Presidentit dhe mazhorancës për disa vende pune në Gjykatën Kushtetuese, por një betejë, sipas tij, për të mos lejuar instalimin e një junte policore ku dhe vetë Gjykata Kushtetuese do të ishte de facto policia antikushtetuese, përmes së cilës do të realizohej ekzekutimi përfundimtar i Kushtetutës dhe i të drejtave kushtetuese të qytetarëve tanë.

Betejat e Metës janë të shpërndara jo vetëm ndaj qeverisë dhe zyrtarëve të lartë të institucioneve të reja të drejtësisë, por edhe ndaj një pjese të faktorit ndërkombëtar, duke i cilësuar ata edhe si “celulë lokale e një organizate ndërkombëtare”.

Vetëm pak orë pasi Mjeta shpalli 2 marsin si ditë tubimi qytetar në mbrojtje të Kushtetutës, në zyrën e tij mbërriti ambasadorja e re amerikane Juri Kim, e cila pas Presidentit pati takim edhe me kreun e qeverisë, Rama, dhe liderin e opozitës, Basha. “Përveç Konferencës së Donatorëve, diskutova edhe për hapat e rëndësishëm që Shqipëria duhet të ndërmarrë në javët e muajt e ardhshëm, duke treguar pjekuri, respekt për institucionet dhe besim në proceset demokratike. Presim që udhëheqësit shqiptarë të sillen në mënyrë të tillë që të jenë të përgjegjshëm dhe për të mirën e popullit shqiptar.

Ne e sigurojmë popullin shqiptar se ne do të jemi aty për të vëzhguar dhe kontribuar”, – tha Kim. Një mesazh i qartë pa anësi dhe nënkuptime, duke i futur në një “bllok” të gjithë drejtuesit e lartë të vendit nën siglën: “Jeni të vëzhguar”.

Lexo edhe :  Kosova votoi, qeveria e Kurtit u testua me pjsmarrje të ulët

Kauzat “e drejta” dhe mënyra “e gabuar”

Për disa kauza që Meta ngre janë të drejta (sidomos akuzat për kapjen e institucioneve të reja të drejtësisë nga ana e qeverisë), por mënyra për t’i kundërshtuar ka hapur një debat të gjerë, më shumë politik sesa juridik.

Kostumi presidencial Metës i rri ngushtë, i mbyllur qoftë edhe në atë që e quan “Kështjella e Demokracisë”. Disa analistë mendojnë se Meta duhet të dorëhiqet për aq kohë sa çdo dekret i tij (qoftë edhe i drejtë dhe i argumentuar mbi ligje dhe Kushtetutë) rrëzohet nga mazhoranca në momentin që çështja mbërrin në Parlament.

Mbajtja e “kështjellës” që “gjuan” me dekrete dhe thirrjet për të dalë në rrugë, në krye të tubimeve dhe aq më rëndë protestave nuk mund të shkojnë. Politikisht zhvillimet e fundit me nismat e Presidentit kanë sjellë një kakofoni jo të vogël edhe brenda opozitës.

Kjo nuk po shihet më sy të mirë veçanërisht nga drejtuesit e PD-së, të cilët, si partia më e madhe opozitare, kërkojnë protagonizmin e tyre në marrjen e pushtetit. Gjithashtu, dalja e Metës pa dyshim që eklipson vetë kreun e PD-së, i cili deri më tani e ka mbështetur qëndrimin e Metës për kauzën në mbrojtjen e Gjykatës Kushtetuese dhe të institucioneve të reja të drejtësisë, por kurrsesi nuk do të dëshironte që “flamurin e opozitarit” zyrtarisht t’ia dorëzonte pa reagim në duart e Metës, edhe pse një aleat i krijuar pas zgjedhjeve zhgënjyese të PD-së në vitin 2017.

Reagimet nga mazhoranca, të rangut të dytë…

Kryeministri Edi Rama më shumë e ka injoruar qëndrimin e Presidentit Meta sesa e ka shqetësuar. Të paktën në dukje kjo është lënë të kuptohet. Ka pasur vetëm disa reagime nga ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, nga kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, dhe nga ai i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Që të tre në një mendim e konsiderojnë të paprecedent thirrjen e Metës për të dalë në shesh përkrah qytetarëve në tubimin kundër qeverisë dhe nga ana tjetër shprehen se reagimi i Metës lidhet vetëm me frikën personale nga drejtësia e re.

Kryeministri Edi Rama e ka kaluar thjesht me një batutë atë çka po ndodh në vend. Ndërsa palët janë tërësisht të shpërndara në “llogoret e tyre” politike, çështja e reformës në drejtësi dhe veçanërisht Gjykata Kushtetuese është pika e nxehtë e debateve të forta, që po nxisin ashpërsime të tjera politike në vend.

Më herët, Meta dhe këshilltari ligjor paraqiti një sërë dokumentesh ku, sipas tij, faktoheshin disa shkelje ligjore të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe Ministrisë së Drejtësisë mbi mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të Kushtetueses.

Tensionet mes Presidencës dhe qeverisë janë shtuar ndjeshëm ditët e fundit, fill pas votimit nga ana e qeverisë të një ligji që ndryshon procedurat mbi betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Qeveria ka futur në ligj, ndryshim në paketën e reformës në drejtësi, që në rast se Presidenti refuzon betimin e një gjyqtari, të mund të ketë një mekanizëm zhbllokues, ku anashkalohet pikërisht betimi te kreu i shtetit.

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV