Meta thirrje sërish: Me 2 mars që Shqipëria të mos jetë lavatriçe parash!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke iu referuar lajmit që e rikthen edhe njëherë vendin tonë në listën gri të pastrimit të parave që u bë publik sot, presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish me një mesazh thirrje.

Ai kërkon që të gjithë të dalin në shesh me 2 mars pasi atë tashmë nuk e habit asgjë që lidhet me hapat pas që bën Shqipëria.

Ditën e djeshme është botuar një raport për pastrimin e parave ku, në fakt, thuhet se vendi jonë kthehet në listën e vendeve problematike, listë nga e cila kishte dalë në vitin 2015! Meta ka lënë një mesazh në llogarinë e tij në Facebook ku thotë:

“Të dashur qytetarë!
Asnjë habi për hapat pas që Shqipëria ka bërë edhe në këtë drejtim. Ndaj në 2 mars të gjithë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese, për të rivendosur sistemin e llogaridhënies publike në çdo nivel vendor dhe qendror, në të gjithë vendin.
Shqipëria nuk do të jetë më lavatriçe e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare.
Bashkë për Kushtetutën!
Bashkë për Shqipërinë!”

Të fundit

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Vëllezër për armët, Koreja e Veriut shton ndihmat për Rusinë

Edhe para samitit të Alaskës, Putini ishte siguruar për mbështetjen e vazhdueshme ushtarake nga diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un. A dëshiron...

Lajme të tjera

Web TV