Një leksion për besnikërinë dhe miqësinë e pastër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Alessia Selimi

Jeta e diversantit Muhamet Hoxha, treguar nga një mik i hershëm, biznesmeni Apostol Goci. Dy meshkujt me realitete të kundërta u njohën me njëri-tjetrin kur Goci s’ishte veçse një 20-vjeçar, i cili punonte në ndërmarrjen e bonifikimit në Gjirokastër.

Në moshën 13-vjeçare, Apostoli do të linte familjen e tij në një nga fshatrat e qytetit të gurtë, për të qenë pjesë e një shkolle profesionale për ndërtim. Në fushat e Gjirokastrës, ai nis punën në vitin 1971.

Së bashku me shokët, kujdesej për kanalet e vaditjes e bonifikimit. Ditë të largëta nga ato të sotmet, e megjithatë, që mbartin një histori të vërtetë miqësie, të atij lloji që vendoset shpesh në pikëpyetje për ekzistencë dhe që jo më kot është bërë subjekt i librit “Unë, agjenti i CIA-s”, shkruar nga Pirro Loli.

Pas 25 vitesh në errësirë, i dënuar për përpjekjet për të rrëzuar regjimin e diktatorit Enver Hoxha, Muhameti porsa ishte liruar nga burgu. Sikurse u shkruhej e ardhmja e të gjithë të persekutuarve, atij iu ngarkua puna për bonifikim.

Aty u njoh me Apostolin. Një vendim i këtij të fundit, për t’u treguar njerëzor, do të bëhej shkëndija e miqësisë jetëgjatë. Duke i hapur dyert e dhomës së varfër, pa kuptuar, Apostoli fitoi një mik besnik, që asokohe ishte 61 vjeç.

Kur erdhi dreka, hëngrëm bukë bashkë. Duke u nisur nga gjesti im, që e konsideroi si tepër human, nisi të më tregonte dhe nuk pati frikë”, – rrëfen Apostoli.

Duke u ndalur në figurën e Muhametit, si mbështetës i Mbretit Zog, Apostoli tregon po ashtu arratisjen e Muhametit drejt Mynihut, si dhe marrjen e tij nga ushtria sovjetike, për të punuar për rindërtimin e Stalingradit.

Këtu zë fill zhvendosja përtej brigjeve të Adriatikut, në Bari të Italisë, nga ku u nis për në Delvinë, së bashku me grupin që mbështeste Mbretin Zog, për të rrëzuar regjimin e diktatorit Enver Hoxha.

Lexo edhe :  Raporti për Shqipërinë në Parlamentin Europian: KQZ nuk garantoi barazi

Biznesmeni Apostol Goci rrëfen se gjyqi i Muhametit iu bë në kinemanë “17 Nëntori” në kryeqytet. “Unë erdha që t’i jap demokracinë këtij populli, populli bërtet jashtë ‘në litar, në litar’”, – citon Apostoli fjalët e diversantit, i cili fillimisht u dënua me pushkatim, por pas reagimit të ashpër të organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, dënimi i caktohet në 25 vite burg.

Më tej, Apostoli tregon se Hoxha u dërgua në burgun e Burrelit dhe qëndroi aty për 10 vite, ku u njoh me Pjetër Arbnorin, i cili do të bëhej pas rrëzimit të komunizmit Kryetar i Kuvendit.

“Unë mbarova shkollën, ndërsa Muhameti doli në pension. Kur kalova në një punë më të mirë, Muhametin e dërgova në azilin e pleqve në Gjirokastër. Asokohe, erdhi një shoqatë holandeze dhe e bëri më të mirë se shtëpitë tona…”, – vijon Apostoli, si për të lënë të kuptohet se miqësia kishte marrë trajtën e një marrëdhënieje më të ngushtë, të një biri me të atin.

Biznesmeni ndalet në jetën e diversantit edhe në vitet e tranzicionit, kur duket se kishte vendosur të linte një testament. “Unë i kam shërbyer dikujt dhe këtë shpërblim duhet të ma shpërblejnë”, – citon sërish fjalët e Muhametit, duke shtuar se nuk vonoi shumë kur Ambasada Amerikane i dha një shpërblim prej 50 mijë dollarësh.

Diversanti ndërroi jetë një vit më vonë, në shtëpinë e Apostolit, në 12 korrik të 1994-ës. Jo më kot ky i fundit zgjedh ta rrëfejë këtë histori ku gërshetohen virtytet dhe vlerat.

“Ne duhet të kujdesemi për ata që na rrethojnë, për të afërmit, prindërit… Duhet t’i eliminojmë ndarjet dhe zënkat, të cilat janë kaq masive në ditët e sotme”, – shprehet Apostoli, si për t’u drejtuar një mesazh të gjithë atyre udhëtarëve që e marrin jetën për të mirëqenë, jo kalimtare.

Të fundit

Ndërtimet pa leje/ Pas Vlorës dhe Durrësit, zbulohet ‘shënjestra’ e Ramës

Kryeministri Edi Rama do të vijojë javën e ardhshme inspektimet në terren, kësaj here në Korçë dhe Pogradec. Në...

43 vite në pushtet, Presidenti më i vjetër në botë kërkon mandatin e tetë

Presidenti i Kamerunit, Paul Biya, i njohur si udhëheqësi më i vjetër në botë në detyrë, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të...

E kishte sjellë nga Dubai, sekuestrohet “Lamborgini” i 37-vjeçarit nga Fieri!

Një vit pasi ju sekuestruan pasuri me vlerë 1.8 milionë euro, 37-vjeçarit në Fier, Arbër Muça, i është bllokuar sot edhe një automjet luksoz. Prokuroria...

Lokalet heqin çadrat dhe shtesat, lirohen trotuarët në kryeqytet

Pas disa ditësh aksion, sërish inspektorët kanë dalë në terren. Grupet e IMT janë zhvendosur në terren që janë të shoqëruar edhe nga forca...

1969 – Shpërthen “Lufta e Futbollit” mes El Salvadorit dhe Hondurasit

Më 14 korrik 1969, shpërtheu një konflikt i armatosur i pazakontë dhe i shkurtër mes El Salvadorit dhe Hondurasit, i njohur botërisht si "Lufta...

Lajme të tjera

Web TV