Coronavirusi/ Conte refuzon pezullimin e Shengenit: Do shkatërronim ekonominë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Giuseppe Conte, kryeministër i Italisë, ka refuzuar zërat në opozitë që bëjnë thirrje për anulim të lëvizjes së lirë me Evropën, si një masa parandaluese e përhapjes së mëtejshme të coronavirusit. Italia është kthyer në qendrën kryesore në Evropë të coronavirusit, me 100 persona të infektuar dhe dy të vdekur.

“Bllokimi i pikave kufitare dhe lëvizjes së lirë të njerëzve do të ishin masa të pamjaftueshme dhe plotësisht joefektive, të cilat do të kishin një ndikim shkatërrues mbi ekonominë tonë”, u shpreh kryeministri Conte.

Ndërkohë, ai prezantoi një plan emergjent me 7 pika në zonat e infektuara nga virusi vdekjeprurës, kryesisht në rajonet e Lombardisë dhe Venetos.

Masat

– ndalimi i largimit të personave nga zonat e komunat e infektuara.

– ndalimi i manifestimeve, eventeve e grumbullime publike dhe private.

– ndalimi i shërbimit parashkollor.

– mbyllja e shkollave dhe e eksursioneve shkollore.

– pezullimi i hapjes së muzeve për publikun.

-pezullimi i punës për disa lloje biznesi.

-mbyllja e disa aktiviteteve tregtare.

‘Shpërthimi’ i coronavirusit në Itali erdhi nga qyteti i vogël i Codogno-s, në juglindje të Milanos, ku i identifikua pacienti i parë, një 38 vjeçar i cili ndodhet tashmë në gjendje të qëndrueshme.

“Të gjithë ata janë infektuar kanë patur përgjatë dative 18-19 kontakte me dhomën e emergjencave dhe spitalin në Codogno”, ka deklaruar Giulio Gallera, drejtues i drejtorisë rajonale të shëndetit.

Të paktën 50 mijë banorëve të Codogno dhe 9 qytezave përreth u është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin lëvizjet

Të fundit

Ajsbergu masiv i afrohet këtij fshati të vogël, banorët të alarmuar

Një ajsberg me “përmasa titanike” është afruar në mënyrë të rrezikshme pranë një fshati të vogël në Grenlandë, duke...

Krybashkiaku i Hasit nuk i bindet Ramës: Nuk kam në plan të shkarkoj asnjë punonjës

Kryetari i Bashkisë Has, Miftar Dauti, u shpreh në reagim për TCH se nuk e ka në plan të shkarkojë asnjë punonjës, vetëm nëse...

Plumbat e luftës, brenda muzeve fantazmë të Ukrainës

Ekspozitat zëvendësohen nga fragmentet e luftës dhe pushtimit nga Charlotte Higgins Një statujë gjigante e stilit kubist nga epoka sovjetike, që përfaqëson një ushtar prej betoni...

Hapen regjistrimet në Arsimin Profesional/ Ja ku mund të aplikoni

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook, ku njofton se janë hapur regjistrimet për Arsim Profesional. Rama bën me...

Qumështi dhe bulmeti vetëm me faturë, nisin inspektimet në terren

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ka publikuar foto nga nisja e inskpektimeve në biznese të të gjitha niveleve për të siguruar faturimin e detyrueshëm...

Lajme të tjera

Web TV