Emrat/ Këto janë 11 komunat italiane që coronavirusi i ka kthyer në karantinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë të paktën 11 komuna kryesisht në rajonet e Lombardisë dhe Venetos, në veri të Italisë, ku po merren masa të forta dhe të jashtëzakonshme për shkak të coronavirusit. Në këto komuna janë identifikuar rastet e personave të infektuar me virusin vdekjeprurës, numri total i të cilëve i ka kaluar 100.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte lajmëroi marrjen e disa masave siç janë mbyllja e shkollave apo anulimi i çdo aktiviteti sportiv dhe kulturor në komunat e prekura nga virusi. Gjithashtu është kufizuar hyrja dhe dalja në këto zona, ndërkohë që njerëzve u është kërkuar që të shmangin lëvizjet.

Komunat ku janë marrë masat e forta:

Vò Euganeo,

Codogno,

Castiglione d’Adda,

Casalpusterlengo,

Fombio,

Maleo,

Somaglia,

Bertonico,

Terranova dei Passerini,

Castelgerundo,

San Fiorano.

Masat

– ndalimi i largimit të personave nga zonat e komunat e infektuara.

– ndalimi i manifestimeve, eventeve e grumbullime publike dhe private.

– ndalimi i shërbimit parashkollor.

– mbyllja e shkollave dhe e eksursioneve shkollore.

– pezullimi i hapjes së muzeve për publikun.

-pezullimi i punës për disa lloje biznesi.

-mbyllja e disa aktiviteteve tregtare.

‘Shpërthimi’ i coronavirusit në Itali erdhi nga qyteti i vogël i Codogno-s, në juglindje të Milanos, ku i identifikua pacienti i parë, një 38 vjeçar i cili ndodhet tashmë në gjendje të qëndrueshme.

2.461 viktima janë shënuar në të gjithë botën për shkak të coronavirusit, shumica prej tyre në Kinë, ndërsa dy viktima u regjistruan dje në Itali. Numri i të infektuarve ka arritur në 78.766.

Coronavirusi/ Conte refuzon pezullimin e Shengenit: Do shkatërronim ekonominë

Të fundit

Izraeli miratoi planin për pushtimin e Gazës, OKB thërret takim urgjent

Një takim urgjent i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është planifikuar për të dielën, më 10 gusht...

Ndryshova mendje për ndalimin e bombës, por kërcënimi i luftës bërthamore po rritet

Edhe pse armët që kam kundërshtuar dikur janë ende tmerruese, dyshoj se mund të çarmatosemi në mënyrë të njëanshme. Kjo duhet të jetë një...

“Rrjet” mashtruesish në Tiranë, po kërkohen 108 persona për krime kibernetike

Të paktën dy qytetarë në ditë denoncojnë në Policinë e Tiranës apo pranë Krimit Kibernetik se kanë rënë pre e mashtrimit kompjuterik. Por, ka...

Fluks në pikën kufitare të Kapshticës, pala shqiptare punon me 6 sportele

Fluks në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në Korçë. Dhjetëra mjete që vijnë nga Greqia drejt shtetit shqiptar kanë krijuar fluks në këtë...

Zelensky: S’iu japim tokë pushtuesve!

Volodymyr Zelensky ka dhënë një reagim të prerë pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump për takimin e tij me Vladimir Putin më 15...

Lajme të tjera

Web TV