Koronavirusi/ Austria masa drastike, ndalon trenat nga Italia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e së dielës Austria ndaloi disa linja udhëtimi me trena në kufirin e saj me Italinë.  Zyrtarët raportuan se dy pasagjerë ishin të infektuar me koronavirus.

Ndërmarrja hekurudhore shtetërore ÖBB konfirmoi për DW se trenat Brenner Pass e kanë të ndaluar të hyjnë në Austri dhe anasjelltas,”deri në një njoftim të ri”.

Asnjë tren tjetër italian nuk planifikohet të kalojë nëpër “Pass Brenner” sonte,”  thotë  kompania në një deklaratë dërguar DW.

Ministria e Brendshme e Austrisë tha në një deklaratë për median se treni në fjalë kishte udhëtuar nga Venecia për në Mynih dhe se autoritetet italiane njoftuan homologët e tyre austriakë për dy persona që shfaqnin simptoma të etheve në tren.

Ministria e Brendshme austriake tha se  treni ku ishin dy të infektuarit,  aktualisht është ndalur në territorin italian.

Dy pasagjerët që shfaqnin simptoma besohej se ishin dy gra gjermane”, njoftoi agjensia e lajmeve DPA, duke cituar një zëdhënës të ÖBB.

Të fundit

Graciani 8 vjeç u shpall bashkë-perandor nga babai i tij perandori romak Valentinian I

 viti 367 e.s. Në vitin 367, Graciani, djali i perandorit romak Valentinian I, u shpall bashkë-perandor nga vetë babai i...

Horoskopi ditor, 4 Gusht 2025

Dashi Dashuria: Fillimi i një dite pozitive. Sipas horoskopit rreth dashurisë edhe nëse do të ketë tensione ato nuk do të ndikojnë në qetësi. Nëse...

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra për prodhimin e dronëve, të...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Lajme të tjera

Web TV