Video/ Tyson Fury rikthehet kampion bote, Wilder “KO” në humbjen e parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tyson Fury është kampioni i ri i botës në peshën e rëndë, pas fitores me “KO teknik” në raundin e shtatë ndaj Deontay Wilder, sfidë e zhvilluar në Las Vegas. Një triumf i merituar i boksierit britanik, që rikthehet kampion bote në këtë Divizion, duke marrë titullin e kategorisë WBC. Një sfidë e dominuar nga Fury (30 fitore e 1 barazim), i pamposhtur në ring, ndërsa për boksierin amerikan kjo është humbja e parë në karrierë (ka edhe 42 fitore e 1 barazim). Tyson Fury rikthehet kampion bote, në një duel të dominuar totalisht në ring.

Fury e komandoi këtë sfidë në të 7 raundet, teksa e hodhi dy herë rivalin në tapet para se gjyqtari ta ndalte atë: Në raundin e 3-të dhe të 5-të. Wilder dukej i lodhur dhe pa ide, ndërsa Fury ishte tepër agresiv, duke evituar grushtet e rivalit amerikan. Britaniku e lodhi shpejt Wilder, që nuk ishte në gjendje të grushtonte, ndërsa Fury e vuri nën presion, duke grushtuar fort dhe në raundin e shtatë triumfoi. Wilder dorëzon kështu titullin.

Wilder pësoi edhe një dëmtim në veshin e majtë në këtë sfidë, nga ku dilte gjak. Ndërsa Fury nuk pësoi asnjë të gërvishtur, duke treguar se ishte në formë të shkëlqyer dhe se taktika e tij për ta sulmuar rivalin që në start ishte e duhura. Britaniku dhuroi spektakël edhe pas duelit, duke kënduar në ring, duke bërë për vete të gjithë publikun. Kjo ishte sfida e dytë mes dy boksierëve, pasi dueli i parë (dhjetor 2018) u mbyll në barazim. (Telesport)

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV