“8 hapat e grushtit të shtetit”/ Nga KÇK-ja te “Antishpifja” , reagimi i Metës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Ilir Meta rendit ato që sipas tij përbëjnë hapat e grushtit të shtetit. Janë tetë hapa që nisin nga Ligji anti KÇK, deri te paketa “Antishpifje” Teksa i përmend njëri pas tjetrit, plot tetë të tillë, Meta bën thirrje për pjesëmarrje në 2 mars, në ora 17:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për atë që ai e quan “kundër grushtit të shtetit dhe mbrojtjes”.

“HAPAT E GRUSHTIT TË SHTETIT

Hapi i parë

Vjedhja e zgjedhjeve të 2017-ës, duke përdorur çunat problematikë, sipas dosjeve 184 të Dibrës dhe 339 të Shijakut, që lëvizin si top ping-pongu nga një zyrë e prokurorisë në tjetrën. Përdorimi i Policisë së Shtetit në manipulimin e zgjedhjeve, siç rezulton në këto dosje, e frymëzuar edhe nga thirrja publike e Kryeministrit Edi Rama ndaj çdo polici për të bërë fushatë për Partinë Socialiste.

Hapi i dytë

Kapja në mënyrë anti-kushtetuese e Prokurorisë me 69 vota (nga 84 vota të sanksionuar në Kushtetutën e Shqipërisë, të miratuar me unanimitet me 140 vota), dhe bashkë me të edhe hetimin për të siguruar pandëshkueshmërinë totale të tyre, për të mbyllur çdo çështje penale që rëndon mbi ta dhe bashkëpunëtorët e tyre, për ta përdorur si mjet shantazhi ndaj kundërshtarëve politikë.

Hapi i tretë

Provokuan braktisjen e Parlamentit nga opozita dhe vrapuan për të zëvendësuar 182 deputetë dhe kandidatë për deputetë të opozitës, në mënyrë anti-kushtetuese e të paligjshme, vetëm me një akt administrativ. Edhe sot pas një viti, Parlamenti është në gjendje të rëndë anti-kushtetuese (122 deputetë me letra nga 140 që kërkon Kushtetuta).

Hapi i katërt

Përmes Parlamentit monist miratuan Rezolutë kundër dekreteve të Presidentit të Republikës për zgjedhjet e 30 qershorit. Organizata rilindase e partisë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve arriti deri aty sa rrëzoi edhe dekretet e Presidentit duke dhunuar haptas Kushtetutën. Mosbotimi i dekretit të Presidentit për 13 tetorin në Fletoren Zyrtare në kundërshtim me ligjin. Organizuan zgjedhje të paligjshme njëpartiake, kapën 100% pushtetin lokal dhe të 61 Bashkitë u bënë moniste, bashkë me Këshillat e tyre.

Lexo edhe :  KAS hap 4 kuti të Qarkut Vlorë pas kërkesës së opozitës, zbulohen fletë...

Hapi i pestë

Miratuan KÇK për të asgjësuar totalisht drejtësinë e për ta futur plotësisht në thundrën e qeverisë dhe të policisë, për të mbyllur çdo mundësi për ndëshkimin e kriminalizimit dhe korrupsionit të Rilindjes, si dhe për të përgjuar në mënyrë mafioze e të paligjshme këdo që i denoncon dhe thotë të vërtetat për ta.

Hapi i gjashtë

Për të kapur përfundimisht median dhe AMA-n, miratuan ligjin e ashtuquajtur “Anti-shpifje”, megjithëse Këshilli i Europës ishte totalisht kundër, aq sa u detyrua që po vetë ta çojë në Komisionin e Venecias.

Hapi i shtatë

Tentativa për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nëpërmjet falsifikimeve, mashtrimeve dhe shkeljes së Kushtetutës e ligjit nga Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani, nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe nga Kuvendi i Shqipërisë, duke bërë pjesë të grushtit të shtetit të gjithë institucionet e kapura totalisht nga qeveria. Ky hap kishte për qëllim asgjësimin përfundimtar, jo vetëm të pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese, por edhe të çdo mundësie për llogaridhënie në Republikën e Shqipërisë, duke vënë në pikëpyetje edhe sovranitetin dhe integritetin e vendit.

Hapi i fundit

Miratimi anti-kushtetues i ligjit të betimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese (pa pritur Komisionin e Venecias që e kërkuan vetë), për të futur si anëtarë të saj Dvoranët, Artat dhe Etildat e Rilindjes. Më pas u ka mbetur edhe hapi final: shkarkimi i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, me porosi të UDB-së, për të zgjedhur një President me “Etikë” që të lobojë dhe të firmosë për ndarjen e Kosovës dhe për çdo projekt tjetër anti-kombëtar. Por shqiptarët kanë 100 vjet që janë ndarë nga Esat Pashë Tradhëtari.

Të dashur qytetarë,

Ju ftoj të gjithëve në 2 mars, në ora 17:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër grushtit të shtetit dhe mbrojtjes, jo vetëm të integritetit të Gjykatës Kushtetuese dhe Kushtetutës, por të vetë shtetit tonë, kombit dhe interesit kombëtar. Shqiptarët e bashkuar kundër puçistëve të zbuluar!

Të fundit

Milan gjen zëvendësuesin e Theo Hernandez, kushton 40 milionë euro

Duket se është vetëm çështje ditësh largimi i Theo Hernandez nga Milan. "Marrëdhënia" mes mbrojtësit francez dhe drejtuesve të...

KAS jep nesër vendimin për Kukësin! Fieri dhe Durrësi shtyhen

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve zhvilloi ditën e sotme mbledhjet e radhës për shqyrtimet e ankimimeve të Partisë Demokratike në lidhje me kontestimin e...

Andi Bushati: SHBA është distancuar nga Edi Rama

Analisti Andi Bushati thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë distancuar nga kryeministri Edi Rama dhe pushteti i tij, dhe sipas tij, kjo...

“11 maji, terrorizëm elektoral”, Tedi Blushi: Rama i ka shpatullat e brishta

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi e cilësoi si terrorizëm elektoral procesin zgjedhor të 11 majit, duke i përshkallëzuar në këtë...

“Thikë pas shpine”, si u tërbua Rusia kundër Serbisë

Nga Enver Robelli Që nga shkurti i vitit 2022, kur diktatori rus Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e plotë të Ukrainës, Serbia ka theksuar vazhdimisht neutralitetin...

Lajme të tjera

Web TV