Frika nga koronavirusi, rrezikohet të mbyllet e gjithë java e Serisë A

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Frika dhe alarmi i krijuar nga koronavirusi anuluan katër ndeshje të Serisë A javën e kaluar dhe tashmë në dyshim është edhe zhvillimi i takimeve të kësaj jave.

Në një intervistë për “Rai Uno” Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte dha lajmin e kësaj mase dhe më tej shtoi se nuk beson se e gjitha kjo mund të mbyllet në një javë dhe me shumë mundësi mund të zgjasë.

Përhapja e këtij virusi me ritme shumë të shpejt në veri të Italisë bëri që disa rajone të kyçen plotësisht, duke mbyllur çdo hapësirë publike dhe shkollat deri më 1 mars.

“Nuk mendoj se do të jemi në gjendje ta ngadalësojmë virusin ngjitës brenda javës në atë masë sa për ta lejuar rinisjen e eventeve sportive”,-u shpreh Conte.

“Jemi duke e vëzhguar situatën vazhdimisht. Do ta shohim evoluimin e virusit ngjitës dhe do ta vlerësojmë shtyrjen e të gjitha ndeshjeve”-tha ndër të tjera Kryeministri i Italisë.

Kjo intervistë e kreut të qeverisë së Italisë të bën të kuptosh se deri më 1 mars mund të anulohen të gjitha ndeshjet e kësaj jave./Fjala.al/

Të fundit

Një deputet i PD përfundon në pranga? Myslim Murrizi flet me kode

Myslym Murrizi shprehet i sigurt që në shtator do të jetë në parlament. Në një postim në Facebook, ai...

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona

Kryeministri Edi Rama ka postuar ditën e sotme në rrjetet sociale një fotografi të titulluar “Vajza me Flamur”, realizuar nga fotografja Soela Zani. Zani...

Miliarda nga Europa dhe SHBA, cili është plani i Ukrainës për rimëkëmbjen

Paratë që Perëndimi jep për të mbështetur ekonominë dhe fushatën ushtarake të Ukrainës marrin shumë vëmendje. Deri më tani, Perëndimi i ka dërguar një total...

Gramsh, prindërit paralajmërojnë protestë: Fëmijëve nuk iu ndalej temperatura

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me helmimin e disa fëmijëve në Gramsh. Prindërit shprehen se fëmijët e tyre kanë pasur temperaturë dhe...

“Janë njerëz pa fe. Edhe ateizmi është fe”. Preç Zogaj i kujton Berishës nenin “Basha”

Mban numrin 45 në statutin e Rithemelimit të PD-së, miratuar mes brohoritjeve në stadiumin e ‘Air Albania’ në 11 dhjetor të vitit 2021. Flet...

Lajme të tjera

Web TV