Italia zgjohet e boshatisur, coronavirusi mbyll universitetet dhe anulon karnavalet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

-Shënohet viktima e 4-t nga coronavirusi në Itali

Italia e veriut është zgjuar këtë mëngjes me rrugë të boshatisura, me sheshe të bllokuara dhe çdo aktivitet kulturor e sportiv të anuluar. Numri i të infektuarve me coronvirus ka arritur në 152, ndërsa numri të vdekurve është tre.

Qarkullimi në rrugë është shumë i pakët për arsye se universitetet në Piemonte, Friuli Venezia Giulia dhe Genova janë mbyllur për një javë, ashtu siç janë mbyllur edhe shumë shkolla në këto rajone.

Biznese të shumta kanë mbyllur aktivitetet nga frika e përhapjes së mëtejshme të virusit vdekjeprurës.

Në Milano turistët nuk mund të vizitojnë pikën kryesore të qytetit, il Duomo, pasi sheshi do të qëndrojë i mbyllur. Ndërkohë në Venecia janë anuluar karnavalet për të paktën 7 ditë, si dhe janë mbyllur shumë zona për vizitorët.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte kërkon nga qytetarët që të mos jetojnë me panik pasi masat e ashpra po ndërmerren pikërisht për të rritur sigurinë. Gjithsesi, këto masa rrjedhimit kanë krijuar te italianët një gjendje ankthi.

Lodigiano është një prej qytezave të Lombardisë që është prekur nga virusi dhe policia ka ngritur në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit disa postblloqe. Këto pamje po shqetësojnë gjithnjë e më shumë banorët.

20 milionë euro të tjera janë shpërndarë nga Qeveria për të përballuar masat e marra në veri të vendit.

Të fundit

Trump në sy të Zelenskyt: Tani do marr Putinin në telefon dhe…

Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi para gazetarëve gjatë takimit me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e...

Bilisht/ Humb jetën 55-vjeçari, sapo kishte dalë nga klinika dentare

Një 55 vjeçar ka humbur jetën sapo ka dalë nga nje klinikë dentare në qytetin e Bilishtit. Sipas të dhënave, mësohet se 55 vjeçari ka...

Bllokohen 14 turistë të huaj në kanionin e Langaricës

Policia e Përmetit ka shpëtuar 14 turistë të huaj që kishin mbetur të bllokuar në një pjesë të kanionit të Langaricës, teksa eksploronin më...

Trump komplimenton Zelenskyn për veshjen

Mes diskutimeve intensive mbi luftën dhe paqen, një moment i gëzuar ndodhi pikërisht tani në Zyrën Ovale, ndërsa zgjedhja e kostumit të zi nga...

Trump: Nuk kemi nevojë për armëpushim. Dua direkt paqe

Donald Trump thotë se nuk ka nevojë për një armëpushim në Ukrainë. Një marrëveshje paqeje mund të arrihet ndërsa Ukraina dhe Rusia janë në luftë,...

Lajme të tjera

Web TV