Koronavirusi, Arjan Harxhi: Infektohesh nga rrugët e frymëmarrjes

Mjeku i njohur, Arjan Harxhi foli për mënyrën se si merret koronavirusi. Ai tha se koronavirusi merret lehtësisht nga rrugët e frymëmarrjes.

Çdo e keqe e ka një të mirë. Këtë do ta argumentoj tani. Asnjëherë nuk ka pasur një interes kaq të madh dhe asnjëherë nuk i është kaq shumë vëmendje higjienës.

E kam fjalën për ato 10 pikat që ka publikuar edhe Ministria e Shëndetësisë se si të mbrohemi nga koronavirusi.

Ky virus mund të merret nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes. Pra me spërklat që dalin nga rrugët e frymëmarrjes mund të infektohesh”- tha mjeku i njohur Harxhi në emisionin “Open”.