Koronavirusi/ Inter-Ludogorets, a do zhvillohet ndeshja e Europa League?

UEFA nuk e  ka dhënë ende vendimin për zhvillimin apo jo të ndeshjes Inter-Ludogorets , e cila ishte planifikuar që të luhej ditën e enjte si ndeshje kthimi e raundit të 32-t.

Sipas “Sky Sport” ka shumë mundësi që ky takim të zhvillohet në fushë asnjëanëse që të shmanget rreziku i koronavirusit.

Skuadra bullgare i ka bërë kërkesë zyrtare UEFA-s dhe Interit që të qartësojnë situatën  në Lombardi, kjo pasi qeveria italiane shpalli gjendjen e emergjencës në këtë rajon dhe Padova pas vdekjes së 3 shtetasve italianë nga koronavirusi.

Me shumë mundësi ky takim mund të shtyhet, pasi rrezikshmëria është goxha e lartë./Fjala.al/