Ndryshime në Kodin Rrugor, masa drastike për shoferët e rinj e kalimtarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pritet që brenda kësaj jave Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit të publikojnë propozimet që do t’i bëjnë Kuvendit për ndryshimet në Kodin Rrugor.

Me ndryshimet e reja, pritet që të ashpërsohen edhe masat për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor. Mësohet se një prej propozimeve që do të bëhet është që drejtuesit e rinj të automjeteve të kenë më shumë penalizim se sa të tjerët.

Propozimi parashikon që ata kanë më pak se 3 vite që kanë marrë patentën, do të ndëshkohen 50 % më shumë për disa nga shkeljet e qarkullimit rrugor, si parakalimet e gabuara, për përdorimin e alkoolit, mosdhënien e përparësisë, e disa shkelje të tjera.

Ndërkohë në një sondazh të publikuar në faqen e Policisë Rrugore ku kërkon që qytetarët të japin mendimin e tyre nëse janë dakord apo jo me këtë ndryshim, më shumë se 60% e tyre kanë qenë dakord. Po ashtu, propozime për ashpërsim të masave do të kërkohet edhe drejtuesit e mjeteve që lëvizin duke përdorur celularin. Për këtë shkelje, gjoba varion nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë të vjetra, e ndërsa tashmë pritet që në propozimin e policisë, gjoba të shkojë nga 200 deri në 300 mijë lekë të vjetra.

Ndërsa për këmbësorët gjoba ka variuar nga 500 deri në 2 mijë lekë dhe me ndryshimet që pritet t’i bëhet Kodit Rrugor, gjoba do të variojë nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë.

Vitin e kaluar në të gjithë vendin policia vendosi mbi 502 mijë gjoba, ku 59.200 gjoba janë vendosur vetëm për shoferët që lëviznin me celularë, ndërsa 670 gjoba vetëm për këmbësorët që nuk kalojnë në viza të bardha, apo në mbikalime.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV