Pa trajner që nga largimi i Kovach, kush do e marrë drejtimin e Bayernit?

Që prej largimit të Niko Kovac skuadra e Bayern Munich nuk ka gjetur një trajner të ri dhe klubi është drejtuar nga zëvendës tekniku Hans-Dieter Flick.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë dhe njëkohësisht kryesuesit e Bundesligës ia kanë besuar atë post Flick. Deri më tani pretendent kryesor për stolin e bavarezëve shikohet të jetë Diego Simone, trajneri aktual i Atletico Madrid.

Argjentinasi ka bërë të ditur se mund të largohet në fund të sezonit nga skuadra spanjolle dhe Bayerni po e monitoron situatën e tij.

Megjithatë emrat ne listën e Bayernit janë edhe Thomas Tuchel aktualisht trajner i PSG-së dhe Massimiliano Allegri./Fjala.al/