“Rreziku më i madh, murtaja e Rilindjes”, Meta padi ndaj Gjonajt: Më 2 mars…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme SPAK kallëzimin penal ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Meta e akuzon ministren se është bërë pjesë e asaj që e quan “grusht shteti” në përpjekjen e mazhorancës për të kontrolluar Gjykatën Kushtetuese.

Përveç Gjonajt, në SPAK u kallëzuan nga kreu i shtetit edhe dy drejtues të lartë të Ministrisë së Drejtësisë.

Meta foli për një “celulë mafioze në krye të Ministrisë së Drejtësisë”, e cila, sipas tij, nëpërmjet falsifikimeve ka tentuar një grusht shteti duke rrëmbyer haptazi, në mënyrë mafioze, një kompetencë që Kushtetuta ia jep vetëm Presidentit të Republikës.

Meta ftoi edhe njëherë tjetër qytetarët që t’i bashkohen protestës së 2 marsit të thirrur prej tij.

“Më 2 mars të gjithë shqiptarët në bulevard për të bërë të qartë se shqiptarët janë me Kushtetutën dhe jo për presidentin Meta”, tha ai.

Presidenti tha se prova të tjera do të publikohen në ditët në vijim dhe që do të synojnë “shpartallimin e grushtit të shtetit”.

Të fundit

Helmimi i 70 fëmijëve në Gramsh, prokuroria nis hetimet

Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për ngjarjen e rëndë në qytetin e Gramshit, ku raportohet se në fillim të...

‘Treni bullgar’, një trill propagandistik, jo një skemë reale

Altin Ketro Sapo përfunduan zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha dhe disa zëra të tjerë opozitarë nuk vonuan të artikulonin një justifikim të njohur tashmë: qeveria paska...

Amerikani që la “tokën e ëndrrave” për Gështenjasin

Zgjedhjet e njerëzve mbi vendet ku dëshirojnë të jetojnë janë sa të çuditshme, aq edhe reale. Dhe një nga këto raste është ai i...

Shuarja e Piro Milkanit, regjisori i njohur përcillet sot për në banesën e fundit

Sot përcillet për në banesën e fundit regjisori i njohur shqiptar, Piro Milkani, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës. Familja e tij bëri...

Mall për sallën apo për debat? Spiropali thërret deputetët e vjetër për 5 minuta seancë

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të duhet të presin edhe disa muaj përpara se parlamentarët e vjetër t’i lirojnë sallën. Kushtetuta...

Lajme të tjera

Web TV