Shënohet viktima e 5-të nga coronavirusi në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është rritur në pesë numri i viktimave nga coronavirusi në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima është një i moshuar 88 vjeçar, i cili ka ndërruar jetë në Caselle Landi, të Lodigianos, në veri të vendit.

Edhe katër viktimat e mëparshme ishin të moshuar dhe kishin patur komplikacione të tjera shëndetësore. Është konfirmuar tashmë që më të rrezikuarit nga coronavirusi janë moshat e treta dhe që kanë probleme të tjera shëndetësore, për shkak të sistemit të dobët imunitar.

Janë të paktën 219 persona në Itali që rezultojnë të infektuar me coronavirus.

Qarkullimi në rrugët e shtetit fqinj është shumë i pakët për arsye se universitetet në Piemonte, Friuli Venezia Giulia dhe Genova janë mbyllur për një javë, ashtu siç janë mbyllur edhe shumë shkolla në këto rajone.

Biznese të shumta kanë mbyllur aktivitetet nga frika e përhapjes së mëtejshme të virusit vdekjeprurës.

Në Milano turistët nuk mund të vizitojnë pikën kryesore të qytetit, il Duomo, pasi sheshi do të qëndrojë i mbyllur. Ndërkohë në Venecia janë anuluar karnavalet për të paktën 7 ditë, si dhe janë mbyllur shumë zona për vizitorët.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte kërkon nga qytetarët që të mos jetojnë me panik pasi masat e ashpra po ndërmerren pikërisht për të rritur sigurinë. Gjithsesi, këto masa rrjedhimit kanë krijuar te italianët një gjendje ankthi.

Të fundit

Liberius, gjenerali i Romës që krahasohet me Cesarin dhe Napolon Bonapartin

Petrus Marcellinus Felix Liberius (rreth vitit 465–554) ishte një aristokrat romak i periudhës së vonë, i cili shërbeu për...

Horoskopi ditor, 13 Gusht 2025

Dashi Ndikimi i planetëve do jete mjaft pozitiv sot. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e atij qe dashuroni dhe çdo gjë do shkoje ashtu...

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë nga qindra trupa të Gardës...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lajme të tjera

Web TV