Amerikanët kanë gati vaksinën antikoronavirus: Në prill testet e para!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kohën kur gjithë bota është ngërthyer në ethet e koronavirusit, janë amerikanët ata që mendojnë të hedhin hapin e parë farmaceutik për t`i bërë ballë këtij virusi të tmerrshëm. Ata kanë njoftuar se kanë gati medikamentin që do ta luftojë virusin. Pritet që në fillim të prillit të bëhen testet e para dhe janë 25 persona që do të testohen dhe pretendohet se me ngrohjen e motit edhe virusi do të nis të dobësohet.

Një kompani farmaceutike nga Cambridge, Massachusetts pretendon se është afër asaj që duket se është vaksina e parë kundër koronavirus. Kjo kompani ka bashkëpunuar me Niad (Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive) dhe Qendër e Hulumtimit të Vaksinave (Vrc), ndërsa testet janë zhvilluar në uzinën Norwood, dyzet kilometra në jug të Bostonit.

Vaksina raportohet se është e gatshme për t’u testuar te njerëzit . Ndërkohë disa vaksina eksperimentale nga Norwood janë dërguar tek Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Bethesda, Maryland.

Tashmë Instituti pritet të fillojë provat klinike deri në fund të prillit në afro 20-25 vullnetarë të shëndetshëm, duke kontrolluar nëse dy doza të vaksinës janë të sigurta dhe do të shkaktojnë një përgjigje imune që ka të ngjarë të mbrojë kundër infeksionit.

Rezultatet fillestare të testit mund të jenë të disponueshme midis korrikut dhe gushtit . Ndërsa një vaksinë mund të dalë në treg jo më herët se në vitin 2021. Imunologu Anthony Fauci, kreu i “Niad”, tha se përhapja e koronavirusit mund të ulet gjatë muajve të pranverës së vonë dhe të verës. n.k/Fjala.al/

 

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV