Aurela Gaçe jep mesazhin e fort për gratë e dhunuara

Dhuna ndaj grave është një fenomen ndërkombëtar, por përsa i përket shifrave në vendin tonë janë të shumta ato gra të cilat denoncojnë për dhunën në familje e shumë të tjera që heshtin. Aurela Gaçe na kishte bërë me dije se po punonte për një projekt i cili do të kishte një mesazh shumë të fort për dhunë ndaj grave.

“Veten dua gjallë” është titulli këngës e cila flet për dhunën në familje.

Aurela  Gaçe në këtë klip përveç zërit të saj që tashmë të gjithë e duam shfaqet edhe si aktore duke luajtur rolin e një gruaja të dhunuar nga bashkëshorti dhe më pas largohet nga ai për të shpëtuar veten e saj.