“Dha dorëheqjen!” Daiu: Pata debate, por jam në krye të spitalit të Kavajës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat publikuan sot lajmin se Përparim Daiu, drejtori i spitalit të Kavajës ka dhënë dorëheqjen, për arsye mos marrëveshjeje me kryebashkiakun Redjan Krali.

Vetë Daiu është shprehur se nuk e ka dhënë dorëheqjen dhe se vazhdon të jetë në krye të detyrës, në prononcimin për mediat .

Nuk e kam dhënë dorëheqjen, vazhdoj të jem në krye të detyrës. Patëm debate në mbledhje por që nuk është e vërtetë që jam dorëhequr apo gjëra të këtij lloji,”- tha Daiu.

Ky lajm erdhi disa ditë pasi Partia Demokratike me anë të Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, denoncoi nisjen e punimeve në spitalin e Kavajës për ta kthyer në karantinë për koronavirusin.

Në një reagim në mediat sociale, Bardhi shkruante se sot në repartin e patologjisë ka nisur puna, ne bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.

Të fundit

Ajola Xoxa kërkoi heqjen e sekuestros për vilën në Qeret, Gjykata e Lartë merr vendimin

Gjykata e Lartë ka hedhur poshtë rekursin e bërë nga Ajola Xoxa. Xoxa kërkoi heqjen e sekuestros së vendosur ndaj...

Kur Presidenti Nikson zbriti në Moskë: Vizita nën hijen e dorëheqjes

27 qershor 1974 Nga Leonard Veizi Mbi pistën e lagësht të aeroportit Vnukovo, era e stepave solli një qetësi të ftohtë dhe të ngarkuar me pritje....

Pasagjeri mbipeshë nxirret zvarrë nga avioni pasi kërkoi ulëse më të gjerë

Një incident i pazakontë ka ndodhur në një fluturim të linjës ajrore “Thai Lion Air” nga Bangkok, ku një pasagjer mbipeshë është nxjerrë zvarrë...

FSHF “hap thesin”, akordon 3 milionë euro për Superioren dhe Kategorinë e Parë

Federata e Futbollit ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për zhvillimin e futbollit profesionist në vend, duke vendosur për një rritje të konsiderueshme të...

Sot, vala e të nxehtit afrikan arrin pikun, çfarë pritet të ndodhë në ditët në vijim

Vala e të nxehtit ka përfshirë të gjithë Mesdheun, ku termometri është duke shënuar deri në 40 Gradë Celsius. Sipas metorologëve i nxehti ka...

Lajme të tjera

Web TV