(Dibër) Arrestohen grabitësit/E mbuluan në gjak të zotin e shtëpisë, i rrahën gruan dhe e vodhën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Dibrës ka vendosur në pranga 4 persona dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë për ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë, ku një grup të rinjsh hynë me forcë në shtëpinë e një çifti të moshuarish, ku rrahën të zotin e shtëpisë, gruan e tij si dhe vodhën sende me vlerë.

Çifti i grabitur në orët e vona të 23 shkurtit është Rrahman dhe Hasije Dulja. Hasija ka rrëfyer mes lotësh gjithë skenën e tmerrit, të cilën e quan si një film me luftë të keqe.

Rrëfimi i plotë: Ishte ora 11, po shihni televizor, kur troket dera e shtëpisë. Dolëm te dera, ata bërtisnin hapni derën dhe ne nuk e hapëm. Këmbëngulën dhe në fund thyen derën dhe u futën brenda 6 persona. Kapën burrin, e rrahën e shtynë përtokë me fraktura te syri dhe veshi. Pasi hynë brenda, 2 persona më kapën edhe mua, ndërsa të tjerët kërkuan lekët. Nuk kishin maska, as doreza, vetëm me kapuç, rreth moshës 22-23-vjeçare. Ishin pa doreza, se na kapnin, kapën burrin tim, e tërhoqën dhe e futën në një dhomë. Unë e kapa njërin për kapuçi, ai më theu gishtin e dorës. Më shtrinë përtokë me shkelma.

Kur më ra për herë të parë, m’u morën mendtë, rashë pa ndjenja, pastaj më erdhi zëri, se dëgjova burrin që rënkonte. Dy kapën e rrahën burrin tim, dy tjerë më kapën mua e më rrahën, dy të tjerë po kërkonin lekët. Ata tentuan të më marrin edhe vathët nga veshi, e ula trupin dhe nuk ma morën dot. Njëri ma futi dy herë në shkelm te brinjët, mezi marr frymë. Pastaj ikën, u ngrita dhe erdha te dhoma e nuses, që e kisha me çelës, dhe pashë që kishin marrë gjithçka të fëmijëve. I thashë burrit që i kanë marrë, po ai më tha ‘a je mirë ti’. Kur pashë burrin ishte i larë në gjak.

Në një komedinë të mbyllur me çelës ka pasur florinj, të cilat i kishin marrë. Gjithashtu, kanë grabitur edhe çantën e gruas, në të cilën ka pasur kartë identiteti, lekë dhe receta mjekësore. Le t’i merrnin të gjitha ato, vetëm mos të na rrihnin.

Mua le të më rrihnin, vetëm pse e kanë bërë burrin ashtu, atyre njerëzve nuk ua fal. Të ma bëjnë burrin ashtu të nxirë, nuk e fal, shteti duhet t’i gjejë ata njerëz, se nuk iu kemi kujt borxh.

Lexo edhe :  Rama nga Vlora: Thanë se Trump do hiqte 'non gratën', por u dashkan 6 mln euro

E gjithë ngjarja ndodhi për pesë minuta, sapo ata u larguan, ne shkuam te komshinjtë për të kërkuar telefon, pasi grabitësit na e vodhën, dhe lajmëruam policinë. Kam parë tmerr, film, si luftë e keqe, na kanë shkatërruar, nuk marr dot frymë, jam edhe e sëmurë me zemër.

Ndërkohë, policia ka premtuar se do të zbardhë ngjarjen shumë shpejt. Nga hetimet e deritanishme, uniformat blu kanë konstatuar që grabitësit kanë qenë me makinë, të cilën e kishin lënë 200 metra larg vendngjarjes.

Njoftimi i policisë: Policia e Dibrës zbardh ngjarjen e ndodhur në datën 22.02.2020, ku disa persona vodhën me dhunë sende me vlerë në një banesë. Finalizohet me sukses operacioni policor “Maqellara”.  Falë reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale dhe hetimore, Policia identifikoi dhe vuri në pranga 4 shtetas si autorë të dyshuar, si dhe shpalli në kërkim 2 të tjerë, bashkëpunëtorë në vjedhje.

Policia e Dibrës, pas njoftimit të marrë se në fshatin Cernem, Maqellarë, në orët e vona të datës 22 shkurt, disa persona kishin hyrë në banesën e shtetasit R. D. dhe nëpërmjet dhunës kishin marrë sende me vlerë, menjëherë ngriti një grup të posaçëm hetimor, me qëllim zbardhjen e ngjarjes. Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, grumbullimit të provave ligjore në vendngjarje, kontrolleve të shumta dhe informacioneve të marra në rrugë operative dhe në kuadër të operacionit policor i koduar “Maqellara”, u bë e mundur që në një hark kohor të shkurtër, të zbardhej ngjarja dhe të viheshin në pranga 4 shtetas të dyshuar si autorë të kësaj ngjarjeje, konkretisht: A. V., 23 vjeç, S. C., 23 vjeç, E. P., 22 vjeç dhe Z. E., 25 vjeç, banues në Njësinë Administrative Maqellarë, Dibër. Si dhe u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve K. B., 35 vjeç dhe A. G., 30 vjeç, bashkëpunëtorë në vjedhjen me dhunë.

Si rezultat i veprimeve profesionale është bërë e mundur gjetja e disa provave materiale të vjedhura në banesën e shtetasit R. D., të fshehura në banesën e autorit të dyshuar S. C.

Materialet do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Vjedhja me dhunë,  kryer në bashkëpunim”.

Të fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ambasada Amerikane ndan mesazhin e zv.presidentit të SHBA

Në prag të zgjedhjeve të 11 Majit në Shqipëri, Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e zëvendëspresidentit të...

Kur buka bëhet ëndërr dhe uji luks! Lufta e banorëve të Gazës për mbijetesë përmes fotove

Situata humanitare në Rripin e Gazës po përkeqësohet në mënyrë dramatike, ndërsa mijëra familje palestineze përballen me uri ekstreme për shkak të bllokadës së...

“Dua të fitoj dhe argëtoj njerëzit!/ Lamine Jamal i sigurt për fitoren në “San Siro”

Ylli i Barcelonës, Lamin Jamal, është prej kohësh në qendër të vëmendjes, qysh kur debutoi me fanellën blaugrana pa mbushur mirë 16 vjeç.E vazhdoi...

Arrihet marrëveshja, i shumëkërkuari Florenc Çapja ekstradohet sot drejt Shqipërisë

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se pasditen e së premtes do të ekstradohet nga Dubai i shumëkërkuari nga autoritetet shqiptare, Florenc Çapja. “Policia...

Dash Shehi në ‘Tregun Çam’: Grosistët kanë kapur ekonominë, paraja qarkullon në 4-5 duar

Drejtuesi i koalicionit 'Djathtas për Zhvillim', deputeti Dashamir Shehi, është shprehur se bizneset e mesme dhe të vogla po zhduken në Shqipëri. Komentet Shehi i...

Lajme të tjera

Web TV