Ja si dilnin me furgon plehrat nga trageti drejt Vlorës, zbardhet kontrata

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lajmi i sjelljes me traget të mbeturinave me lesh xhami në Vlorë bëri shumë bujë në mediat shqiptare. Gjithçka bëhej në ditën më diell duke u fshehur pas një një kontrate shërbimi për pastrimin e tragetit.

Deri tani publik është fakti se në Vlorë janë depozituar mbi 40 metër kub të mbeturinave me lesh xhami.

Për këtë ngjarje u arrestuan 6 persona. Ata akuzohen për për transportimin e mbetjeve të dyshuara me lëndë kimike nga Italia në drejtim të portit të Vlorës.

Prokurori i çështjes Arjan Xhaferaj, ka zbuluar se trageti “St-Damian”, i linjës Vlorë-Brindizi, disa kohë më parë është përfshirë në një procedurë rikonstruksioni në Itali, por çuditërisht mbetjet si xhami i leshit dhe inertet e tjera si sfungjerë e filtra të ndryshëm, të dala nga rikonstruksioni, nuk i ka shkuar në Itali, por i ka sjellë në Shqipëri, ku i merte me furgon mallrash Arbër Çuni, i cili i nxirte nga hambari i tragetit dhe i çonte në pikën e grumbullimit të mbeturinave që ai zotëronte në Vlorë.

Mes kompanisë “Delfini 1” dhe agjensisë “Euroferris” me përfaqësues Agron Brataj, është lidhur një kontratë pastrimi çdo ditë në bankinë apo dhe në radë, duke kryer shërbimin e tërheqjes së mbeturinave të ngurta dhe të lëngëta nga trageti dhe anijet që përpunon agjensia detare “Euroferris”, ku mes të cilave ishte dhe trageti “St-Damian”. Sipas dosjes së prokurorisë sasia e mbetjeve prej gati 40 metër kub me material lesh xhami dhe gati 15 fuçi, janë sekuestruar në brendësi të tragetit “St-Damian”.

Duke patur këtë kontratë ekskluziviteti dhe përdorur argumentin se po pastronin tragetin nga mbeturinat, Arbër Çuni, ngarkonte forgonin e tij me plera, përfshirë dhe xhamin e leshit e mbeturinat e tjera dhe i nxirte ato në drejtim të Vlorës.

Meturinat e ngarkuara në furgon por edhe ato që ndodheshin në hambarin e tragetit nuk janë shoqëruar me asnjë dokumentacion përkatës dhe nuk është pasqyruar as dhe në manifestin e mallrave të tragetit. Po kështu rezulton se këto mbetje nuk janë deklaruar as në autoritetin portual dhe as në Degën e Doganës Vlorë, në momentin e mbëtiritjes së tragetit.“…shkarkimi i këtyre mbetjeve dhe më tej depozitimi i tyre në pikën e grumbullimit të mbetjeve tek Zamir Kormuzi, është kryer pa njoftuar më parë asnjë prej institucioneve shtetërore…”-thuhet në dosjen e akuzës së Vlorës.

Lexo edhe :  Nga partia te “non grata”, si ndryshoi kontrata e lobimit të PD në SHBA

Për hetimin e kësaj çështje kaq sensitive, një grup oficerët të policisë së Vlorës kanë shkuar në pikën e grumbullimit të mbetjeve që ndodhen në lagjen “24 Maji” në Vlorë, administrator i së cilës është Zamir Kormuzi.Gjatë kontrollit në këtë pikë mbeturinat është gjetur një sasi mbetjesh të njëjta me ato të bllokuara në hambarin e tragetit “St-Damian” si dhe në furgonin me targa AA417SC që drejtohej nga Arbër Çuni.

Veprimet hetimore kanë nxjerë në dritë se shoqëria “Kormuzi” nuk ka kapacitet e duhura për përpunimin e materileve të tilla si lesh xhami dhe po kështu nga kqyrja në faqen e QKB-së, rezulton se ajo nuk ka asnjë objekt të veprimtarisë së trajtimit të materialeve të tilla. Po kështu nuk rezulton me lejet apo liçensat përkatëse për trajtimin e këtyre mbetjeve.

Nisur nga kjo situatë dhe pas dyshimeve se materialet janë kontrabanduar në mënyrë të paligjshme dhe se ato përmbajnë lëndë të rrezikshme për shëndetin, policia dhe prokuroria e Vlorës ka vlerësuar nisjen e hetimeve ndaj Kujtim Xhaferllari, Agron Brataj, Elisabeta Çuni,Arbër Çuni, Zamir Kormuzi dhe Festim Tafa.

Një ditë më parë Zamir Kormuzi, pronari i pikës së grumbullimit të mbetjeve dhe është vendosur masa e sigurisë 2 muaj “arrest me burg” për Kujtim Xhafellarin zv.kapitenin e tragetit ku u gjetën fuçitë dhe leshi i xhamit. “Arrest me burg” me afat 2 mujor është vendosur dhe për shoferin e furgonit, Arbër Çuni. Ndërsa për pjesën tjetër të arrestuarve gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe “detyrim paraqitje”.

Të fundit

Pesë gazetarë të Al Jazeera vriten në sulmin izraelit në Gaza

Një gazetar i lartë i Al Jazeera-s, i cili ngriti frikën se do të vritej, është vrarë në një...

Bie Euro, forcohet Leku! Faktorë kryesorë, turizmi dhe remitancat

Euro ka vijuar të dobësohet ndaj Lekut, duke arritur nivelin më të ulët të dhjetë viteve të fundit. Sipas kursit të këmbimit të Bankës së...

Fshehu provat e ngjarjes ku ishte përfshirë i vëllai, AMP ndëshkon policin në Tiranë

Përpjekja për të ndihmuar vëllain duke mbuluar një ngjarje të datës 5 korrik, ku ky i fundit akuzohej për kanosje të një personi, i...

Zbulime të rëndësishme në Itali, gërmimet nxjerrin në dritë objekte të rëndësishme fetare

Gërmimet arkeologjike në vendin e shenjtë qendror etrusk në Itali, Fanum Voltumnae, kanë nxjerrë me sa duket në dritë objekte të rëndësishme fetare. Objektet e...

Historia e gruas që po sjell amerikanët të jetojnë në Shqipëri

Nga Cepee Tabibian Si shumë amerikanë, edhe unë gjithmonë kam ëndërruar të zhvendosem në Evropë. Në vitin 2015, në moshën 35-vjeçare, vendosa të largohesha nga...

Lajme të tjera

Web TV