Mblidhet të premten komisioni hetimor për Ilir Metën, thirret edhe Dvorani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Hetimor parlamentar i ngritur për përplasjen e Ilir Metës me mazhorancën dhe kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, do të mblidhet ditën e premte.

Në këtë mbledhje është ftuar edhe kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, të cilin kreu i shtetit Ilir Meta e ka akuzuar se është përdorur nga mazhoranca për të ‘rrëmbyer’ njërin prej anëtarëve të Gjykatës Kushtuese.

Dvorani është shprehur për mediat se ai do të jetë i pranishëm ditën e premte në komision për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve.

U njoha me ftesën e parlamentit. Do të jem i pranishëm për t’iu përgjigjur interesit të publikut dhe të gjitha pyetjeve të deputetëve”, ka theksuar Dvorani.

Ndërkaq, më herët, kreu i shtetit Ilir Meta përmes një shkrimi të gjatë akuzonte sërish Dvoranin se ka marrë kompetenca që nuk i takojnë dhe se mazhoranca e përdori atë për të kapur edhe institucionin e fundit që ka mbetur, siç është Gjykata Kushtetuese.

Sa herë e ka paralajmëruar Presidenti, Kryetarin e KED i cili ka zero kompetencë në Kushtetutë që të respektojë radhën kushtetuese dhe ligjin e Gjykatës Kushtetuese për të evituar përplasjet e mundshme midis institucioneve të Presidentit dhe Kuvendit? Nuk numërohen.

Po reagimi i tij? Shkeli me të dyja këmbët edhe vendimin e vetë KED-së, e cila respektoi radhën e vakancave në mënyrë korrekte President, Kuvend, President, Kuvend. Po ky Dvorani që s’ka asnjë kompetencë tjetër veç të qenit korrier i vendimeve kolegjiale të KED, përse nuk i nisi të katër vendimet njëherazi edhe Presidentit edhe Kuvendit në një ditë siç vendosi KED?

Kush i tha këtij t’ia niste Presidentit të dy vakancat njëherazi dhe Kuvendit t’ia çonte me kokën e tij 6 ditë më vonë? Nëse sipas këtij, radha s’qenka e rëndësishme, edhe pse është detyrim kushtetues, lind pyetja e pafajshme e çdo fëmije: Përse xhaxhi Dvorani nuk ia nisi në fillim dy vakancat Kuvendit e pas 6 ditësh t’ia çonte Presidentit?

Se ke dëgjuar ti xhaxhi Dvorani, xhaxhi Gramozin dhe xhaxhi Ulsiun që thonë çdo ditë që Parlamenti është i pari se jemi Republikë Parlamentare, e jo Presidenciale?”, shtron pyetjet presidenti Ilir Meta.

Lexo edhe :  Porositë e Ramës: "Kujdes! Nuk dua që Tirana të bëhet si Vlora. Keni dy javë afat..."

Tashmë pritet nëse edhe komisioni hetimor parlamentar do t’ia shtrojë ditën e premte këto pyetje kreut të KED-s Ardian Dvorani.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV