Personazh/ Erald Shulla: Nuk dogja bindjet për një mandat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Alessia Selimi

Një vit më parë, kur opozita me një vendim të paprecedentë politik vendosi të braktiste sallën e Kuvendit, duke dorëzuar mandatet e deputetëve, mazhoranca e majtë dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisën praktikat ligjore për të zëvendësuar deputetët e larguar, me synimin për ta dëmtuar atë.

Por, kur 194 kandidatët e listës shumemërore të Partisë Demokratike u vunë para pikëpyetjes nëse do të pranonin të realizonin ëndrrën e tyre për t’u bërë deputet apo të qëndronin krah vijës politike të opozitës, për zgjedhje të lira dhe të ndershme, një pjesë e mirë prej tyre zgjodhën të dytën, pavarësisht miklimit që kishte e para.

Një prej tyre ishte edhe Erald Shulla. Ai e refuzoi marrjen e mandatit për deputet në Qarkun e Tiranës, duke e komunikuar vendimin përmes një postimi të shkurtër në rrjetin social “Facebook”. Mediat u fokusuan në ata pak emra që pranuan marrjen e mandatit, duke mos u ndalur aspak tek ata që e refuzuan, përfshirë këtu edhe Eraldin. Kjo ndodhi kryesisht në mediat me linjë editoriale proqeveritare, që kërkonin me çdo kusht plastelizimin e përshtypjeve, si dhe pompimin e një opozite të re. Sa u takon kandidatëve që refuzuan karriget e Kuvendit, mbetën në hije. Thjesht, një numër.

Në një spirale aktuale të krizës politike, Erald Shulla flet për “Fjala” për rrugëtimin në Partinë Demokratike, motivet që e nxitën të qëndronte larg Parlamentit, si dhe atë çka synon në një të ardhme jo shumë të largët.

Po t’i rikthehemi të shkuarës, Eraldi na shfaqet në auditorët e departamentit të Gazetarisë. I qartë dhe i bindur se nuk do të rendte pas lajmit të fundit, por pas artit të politikës. “U bëra pjesë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, kur isha veçse një adoleshent, në vitin 2001-2002. Kurrsesi nuk e kisha menduar se do të vinte një ditë kur do të isha kandidat potencial për të qenë deputet. Përpara fushatës së zgjedhjeve të 2017-ës, kryetari Lulzim Basha premtoi se një pjesë e listave do të mbushej nga të rinjtë e forumit. Kështu ndodhi. Për hir të së vërtetës, u ndjeva i vlerësuar”, – thotë Eraldi.

“Partia Demokratike ngeli në opozitë për shkak të shitblerjes së votës. Ndonëse u denoncua si fenomen përgjatë dy viteve, fill pas zgjedhjeve të 2017-ës, zgjedhjet lokale po trokisnin nën të njëjtën klimë mbytëse. Kësisoj, djegia e mandatit u shpalos si akt i domosdoshëm, i nevojshëm për të kundërshtuar deformimin e vullnetit të qytetarëve shqiptarë, të cilët nuk meritojnë të drejtohen nga përfaqësues të korruptuar”, – vijon Eraldi.

Lexo edhe :  Mandati i katërt, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet Rama

I artikuluar, tejet i qetë, pohon se nuk është penduar aspak nga ky veprim, ndonëse është cilësuar në vetvete si një akt ekstrem. “Ndihem mirë. Nëse do të rikthehesha pas në kohë, do të bëja të njëjtën gjë. S’mund të pranoj kurrsesi një Parlament ilegjitim, të korruptuar, si dhe qeveritarë që s’bëjnë gjë tjetër veçse të çojnë vendin në një humnerë të errët dhe të thellë ekonomike”, – shprehet Eraldi, duke e mbështetur fort qëndrimin e tij në denoncimet e bëra së fundmi nga PD-ja përkundrejt kryebashkiakëve të inkriminuar të Partisë Socialiste. “Fatkeqësisht, Parlamenti mbart sot shumë pak njerëz me vlera shoqërore, akademike dhe profesionale”, – shton ai.

Por, si pozicionohet përballë atyre që iu drejtuan foltores së Kuvendit? “Bëhet fjalë për një zgjedhje personale, për të cilën nuk më ngelet të komentoj. Preferoj t’i mëshoj sime zgjedhjeje. Ajo çka mund të them është se numri i atyre që e morën mandatin ishte shumë i vogël në krahasim me ata që e dogjën dhe se shumica ishin pjesë e aleatëve të Partisë Demokratike. Në një realitet të këtillë, s’mund të pretendojmë se bëhet fjalë për çarje brenda strukturave”, – komenton Eraldi.

Ai vijon të mbetet i angazhuar brenda Partisë Demokratike, me shpresën se do të arrihet një marrëveshje për zgjedhje të parakohshme. Këtë të fundit e cilëson si të vetmen alternativë për të dalë nga kriza politike.

Në vazhdën e kësaj dëshire, kur e pyesim se në ç’pozitë e sheh veten, Eraldi jep një përgjigje të rezervuar, të mirëmenduar. “Do t’ia lemë kohës dhe zhvillimeve”, – thotë ai i buzëqeshur, duke shtuar se pa dyshim çdo njeri që merret me politikë ka ambicie personale.

Të fundit

Ndeshja nuk mbaron kurrë! Interi nuk vdes kurrë, barazon në minutën e fundit

Përballja mes Interit dhe Barcelonës në gjysmëfinalen e Champions League duket sikur nuk do mbarojë asnjëherë. Pas spektaklit në...

‘Buf kënete’, ‘çyryk’, Rama komenton gjuhën në fushatë: Epo, mua më mbetet satira!

Kryeministri Edi Rama flet në Report Tv edhe për tonet e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, etiketimin e Sali Berishës si buf...

Schmidt në OKB: Bosnja, në krizën më të thellë që nga Marrëveshja e Dejtonit

Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, duke paraqitur raportin gjashtëmujor para Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Bosnje,...

“Këta të PS dalin natën me makina të huaja”, Gjin Gjoni: Janë njerëz të armatosur

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN me Loneta Progni ku...

Sa mandate mendon Rama se do marrë PS? Kryeministri: Na duhet diçka tjetër…

Kryeministri Edi Rama i ftuar në Report Tv në Repolitix flet për integrimin në BE, ndërsa thekson se vetëm PS mund ta ulë Shqipërinë...

Lajme të tjera

Web TV