Bashkëshortja e Kobe Bryant natyrisht është në një gjendje të rënduar psikologjike dhe shpirtërore që nga humbja e vajzës së saj dhe bashkëshortit Kobe Bryant. Vannessa Bryant ka hedhur në gjyq kompaninë e helikopterit ku fluturonte Kobe dhe vajza e tyre.
Në gjykatën e Lartë të Los Angeles, ajo ka dërguar një padi prej 72 faqesh, ku akuzon kompaninë “Islan Express” për neglizhencë pasi sipas Vanesës e bazuar në fakte ajo thotë se: “Piloti po i jepte helikopterit me shpejtësi 180km/h në kushte të pafavorshme të motit dhe kompania nuk duhet ta kishte lejuar ngritjen e helikopterit.
Vanessa pretendon të marrë një dëmshpërblim prej kompanisë dhe kjo e fundit të ndëshkohet ekonomikisht.