Vokshi nga Kamza: Personeli mjekësor s`ka maska mbrojtëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesit e Departamentit të Shëndetësisë në PD, Albana Vokshi deklaron se personeli mjekësor s`ka maska mbrojtëse.

Vokshi dhe Gazment Koduzi ishin të martën në Qendrën Shëndetësore në Kamëz për të monitoruar masat e marra për mbrojtjen nga koronavirusi.

Zyrtarja e PD-së u shpreh, se pas monitorimit, kishte konstatuar se qeveria nuk kishte marrë asnjë masë për personelin mjekësor të kësaj qendre, që sipas saj, trajton 200 mijë pacientë.

Ajo tha se qeveria po merret me propagandë, duke lënë stafin mjekësor pa mjetet mbrojtëse. Madje, Vokshi denoncoi se stafi mjekësor po punon në terror.

Jemi në Kamëz, pasi mbulon një rajon shumë të madh me rreth 200 mijë banorë. Funksionon 24 orë në ditë. Çdo ditë janë rreth 200 pacientë në pjesën e pacientëve të sëmurë kronikë.

 Pas shpalljes të grupit të punës nga ana e Bashës, kanë ardhur me qindra mesazhe si nga qytetarët dhe nga mjekët.

Shqetësimi i tyre është se nuk është marrë asnjë masë nga ana e qeverisë për pajisjen me mjete elementare. Ne e pamë vetë situatë, mjekët nuk janë pajisur me mjete, me doreza, me dezinfektant. Stafet mjekësore janë në mëshirë të fatit. Qeveria po bën propagandë. 

Ne u informuam se dje qendra shëndetësore nuk ka pasur ujë 24 orë. Kemi informacione se të gjithë mjekët janë pajisur vetëm me një maskë. Ndërkohë që një maskë ka një afat të kufizuar përdorimi. Stafi shëndetësor i spitaleve është në mëshirë të fatit.

Qytetarët nuk duhet të panikohen. Lajmi i mirë është se ende në Shqipëri nuk ka një rast të virusit. Vetë qytetarët duhet të marrin masa për higjienën e tyre. Qeveria të mos harxhojë milionat e eurove për oligarkët por për të parandaluar koronavirusin. Ne do jemi në terren për të monitoruar situatën. Do jemi zëri i mjekëve dhe stafit mjekësor që tani punojnë nën terror,” deklaroi Vokshi.

Lexo edhe :  Shehaj, Lapaj apo Qori, cila parti e re po bën fushatën më të mirë zgjedhore?

Ndërkohë mjeku Gazment Koduzi u shpreh se mjekët janë porta kryesore me pacientët, ndaj sipas tij, ata duhet të jenë të mbrojtur sepse mund të kthehen në shpërndarës të virusit.

Ne si pjesë e grupit të punës së PD po vlerësojmë masat që ka marrë qeveria për mbrojtjen e popullatës. Por po shohim dhe mbrojtjen e personelit shëndetsor. Ato janë porta kryesore me pacientët, dhe nëse kontaminohen me virus ato mund të bëhen shpërndarës së virusit.

Nga kontaktet me kolegët shohim që nuk ka mjete. Qeveria po merret me propagandë. Operatori Shëndetësor ka detyruar qendrat shëndetësore që të delegojnë blerjen e mallrave këtij operatori.

Të fundit

Mandati i katërt, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku ka folur ndër të...

A është harruar totalisht Veliaj? Edi Rama jep versionin e tij të fundit për Euronews

Vetëm 7 ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Review”, intervista e...

Dopietë nga Balaj, Vllaznia në finalen e sezonit! Mposht 2-1 Dinamon!

Vllaznia është finalistja e parë e "Final 4" duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit. Në stadiumin "Arena Kombëtare" në kryeqytet, Vllaznia...

Pse i quani burrat “çyrykë”? Rama: Bëra humor, por është gjysma e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës...

Shoqërimi i kandidatit demokrat në Fier, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët tanë

Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në qendrën e këtij qytetit...

Lajme të tjera

Web TV