Zëri i Amerikës tregon masat e marra në Europë për koronavirusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia vazhdoi sot kontrollet në postblloqet përreth qyteteve italiane të izoluara, ndërsa autoritetet po përpiqen të frenojnë përhapjen e virusit COVID-19. Italia është bërë pika qendrore e virusit në Evropë ndërsa është shtuar frika e përhapjes përtej kufijve të vendit.

Italianët që udhëtojnë jashtë i kanë ndjerë efektet e masave shtrënguese.  Një autobus që udhëtonte nga Milanoja u ndalua nga policia franceze në Lyon për kontrolle shëndetësore, ndërsa një aeroplan i kompanisë Alitalia u bllokua në aeroportin e Mauriciusit. Zyrtarë të mbrojtjes civile thonë se 219 njerëz kanë rezultuar të prekur me virusin ndërsa pesë kanë humbur jetën, përfshi dy të moshuar në Lombardi.

Zyrtarët ende nuk kanë identifikuar origjinën e përhapjes së virusit, i cili deri tani rezulton i përhapur në disa rajone duke detyruar Austrinë që të ndalë përkohësisht trafikun hekurudhor me Italinë. Në Francë, qeveria u bëri thirrje të gjithë atyre që kanë vizituar Lombardinë apo Veneton, dy rajonet më të prekura në Itali, që të mbajnë maska në fytyrë, të kufizojnë aktivitetet e panevojshme dhe të masin temperaturën dy herë në ditë.

Në Lyon të Francës, agjencia kombëtare e shëndetit tha se zyrtarët po vlerësonin situatën e italianëve të bllokuar në një autobus italian të nisur nga Milanoja dhe të bllokuar në Torino. Ata nuk kanë dhënë detaje nëse dikush në autobus dyshohet për prekje nga virusi.

Vendet fqinje të Italisë, Sllovenia dhe Kroacia, që janë destinacione popullore për turistët italianë dhe që njihen për lëvizje të shpeshta të banorëve të tyre me vendet fqinje, kanë filluar të marrin masa. Kroacia njoftoi se do të monitoronte udhëtarët që hyjnë nga Italia.

Kryeministri i Rumanisë Ludovic Orban tha se kushdo që futej në vendin e tij nga rajonet ku ka njoftime për virusin do të vihet në karantinë për 14 ditë. Por, media lokale në Rumani njofton se pasagjerët që hynin në vend vetëm sa u kërkohej të mbushnin një pyetësor.

Lexo edhe :  Parashikimi i motit për sot, 20 gusht 2025

Sipas zyrtarëve shqiptarë, rreth 5 mijë pasagjerë që udhëtojnë me aeroplanë, anije apo nga toka po vëzhgohen, ndërsa vëmendja kryesore është tek pikat e kalimit kufitar të udhëtarëve që vijnë nga Italia. /Voa/

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV