Zyrtare, ndeshja Inter-Ludogorets do zhvillohet me dyer të mbyllura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është zyrtarizuar tashmë që ndeshja e kthimit për 1/16 e Europa League mes Interit dhe Ludogorets të luhet ditën e enjte, por me dyer të mbyllura.

Ky lajm u bë publik nga vetë UEFA ashtu edhe nga dy klubet nëpërmjet komunikatave të tyre për shtyp.

Përhapja e Coronavirusit në veri të Italisë sidomos në rajonin e Lombardisë alarmoi këdo duke bërë që UEFA të tregohet e kujdesshme.

UEFA pranoi kërkesën e zikaltërve për zhvillimin ndeshjes me Ludogorets pavarësisht situatës pa praninë e tifozëve, diçka që më pas iu komunikua edhe klubit bullgar.

Vendimi për sfidën mes interit dhe Ludogorets me dyer të mbyllura është në një linjë me atë të Federatës Italiane të futbollit dhe qeverisë së vendit të Apenineve.

Po ashtu është vendosur që 6 ndeshje të javës së 26 të Serie A do të luhen me dyer të mbyllura dhe bëhet fjalë për Derbin e Italisë mes Juventusit e Interit, Milan-Genoa, Parma-Spal, Sassuolo-Brescia, Sampdoria-verona si dhe Udinese-Fiorentina./Fjala.al/

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV