Fitoi “Guiness” si njeriu më i vjetër në botë, vdes 13 ditë më vonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vdiq në moshën 112 vjeçare njeriu më i vjetër në botë, 14 ditë pasi u fut në librin e rekordeve “Guiness”, në një ceremoni ku madje tregoi se sekreti i një jete të shëndetshme dhe të gjatë ishte buzëqeshja e përhershme.

Chitetsu Watanabe, një fermer japonez, vdiq në një shtëpi kujdesi për të moshuarit në Nigata, një qytet në veri të Japonisë, ku edhe kishte lindur në mars 1907.

Edhe pse shkaku i vdekjes nuk është konfirmuar ende, të afërmit thanë se ai nuk kishte qenë më në gjendje të ushqehej që prej ditës kur edhe mori rekordin, më 12 shkurt, ndërsa përveç temperaturës kishte shfaqur edhe vështirësi në frymëmarrje.

Përveç pesë fëmijëve, ai kishte edhe 12 nipër dhe 16 stërnipër, si edhe 1 stër-stërnip. Ai ishte 4 vite më i ri se personi më i vjetër një botë, një grua gjithashtu japoneze, Kane Tanaka, e cila është 117 vjeç.

Pas vdekjes së tij, rekordin e burrit më të vjetër në botë e mban Issaku Tomoe, 110 vjeç, gjithashtu nga Japonia.
Rekordin e njeriut më të vjetër në botë të të gjitha kohërave e vendosi një tjetër japonez, Jiroemon Kimura, i lindur në vitin 1897, i cili vdiq në moshën 116 vjeç e 54 ditë në qershor 2013.

Të fundit

Ambasadorët shqiptarë dhe amerikanë thellojnë bashkëpunimin transatlantik

Ambasadori Genci Muçaj, përfaqësues i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, zhvilloi një takim zyrtar në Washington, D.C., me Ambasadorin Philip...

Trump mesazh Evropës: Merrni masa për imigracionin para bisedimeve SHBA-BE

Në prag të një takimi kyç në Skoci me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje...

“Kanë marrë peng hapësirën komunitare”/ Rama: Çdo hapësirë do t’i kthehet komunitetit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër video që tregon zaptimin e hapësirave publike. Në videon e postuar në Facebook kreu i qeverisë iu...

“Nga i nxehti afrikan te rrebeshet e shiut”/ E diela sjell kthesën e papritur të motit

Pas një prej ditëve më të nxehta në dy apo tre dekadat e fundit, Shqipëria ndodhet nën ndikimin e një vale të fortë të...

Situata me zjarret/ 17 vatra aktive, 1000 forca në terren, mbështetje nga ajri

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se situata e zjarreve në vend mbetet kritike, me 17 vatra aktive në disa qarqe...

Lajme të tjera

Web TV