Ikën Nexhmije Hoxha, mbetet memoristika e dyshimtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Përjetime dhe meditime në jetën time politike”. Ky ishte dhe libri i fundit me kujtime i Nexhmije Hoxhës, që në kushtet aktuale mund të cilësohet si një testament i saj. Ato që kishte ndër mend t’i bënte publike, i tha, të tjerat, tanimë i ka marrë me vete, në një kasafortë e cila nuk do të hapet kurrë më.

Nexhmije Hoxha ndërroi jetë në banesën e saj, pasditen e 26 shkurtit 2020. Vetëm 18 ditë më parë mbushi 99 vjeç. Në jetëshkrimin e saj thuhet se u  lind në Manastir, ishte e vajza e Tefikut dhe Naxhijes dhe në vitin 1928, familja e saj me origjinë nga Dibra, u vendos në Tiranë.

Me gjysmë burse kreu Institutin Femëror Pedagogjik “Nana Mbretneshë” dhe më pas u emërua mësuese filloreje në kryeqytet. Pas çlirimit të vendit vazhdoi me korrespodencë studimet e larta në Fakultetin Histori-Filologji.

Por më shumë se për Histori e Letërsi, degët që mban diploma e saj, Nexhmije Hoxha u dallua në jetën politike. Më 10 nëntor 1941 figuron e regjistruar në Federatën Fashiste të Tiranës me nr. 637. Por shumë shpejt do të kalonte në radhët e komunistëve.

Ka marrë pjesë në mbledhjen themeluese të Rinisë Komuniste të Shqipërisë, si dhe në gjithfarë organizimesh të tjera.

Pas çlirimit të vendit, në 1 janar të vitit 1945 u martua Enver Hoxhën, me të cilin ka tre fëmijë, 2 djem dhe një vajzë, dhe duke u bërë në këtë mënyrë dhe bashkëpunëtorja e tij kryesore.

Nexhmije Hoxhës iu besuan funksione të larta. Në Kongresin e Parë të PKSH-së u zgjodh anëtare e Komitetit Qendror.

Por ajo që e bëri më të njohur ishte drejtimi me dorë të hekurt që i bëri Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste, ku më së shumti u mor me retushimin e kolanës së Enver Hoxhës.

Lexo edhe :  Mali i Zi/ Dyqanet pa konusmatorë prej çmimeve të larta

Është vlerësuar me 13 dekorata, si dhe Urdhrin “Hero i Punës Socialiste” por, mbeti pa to, pasi dekreti nr.1018, datë 13.2.1995 i Presidentit Berisha, ia shfuqizoi, motivuar: për aktin kriminal të gjenocidit të ushtruar ndaj popullit shqiptar gjatë viteve të diktaturës komuniste.

Në janar të vitit 1992 u arrestua me akuzën e abuzimit të fondeve dhe u dënua me 9 vjet burg, të cilat u bënë 11 kur ajo apeloi në gradën e dytë të gjykimit.

Pas daljes nga burgu, në vitin 1997, botoi disa libra me kujtime të cilat kanë sjellë jo pak polemika rreth marrëdhënieve të liderëve komunist brenda Bllokut. Por tema më e nxehtë në kujtimet e saj të hedhura në letër, mbeten marrëdhëniet mes dy familjeve kryesore Hoxha dhe Shehu, si dhe vdekja misterioze e kryeministrit në dhjetorin e vitit 1981. “Miqësi e tradhtuar”, ishte një tjetër libër me kujtime i saj ku në tërësinë e tij flitet për marrëdhëniet midis Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut

Në të gjitha rastet, mendohet se Nexhmije Hoxha nuk është treguar e sinqertë me atë çka ka lënë në formë memoristike, duke lënë pas hije të mëdha dyshimesh.

Të fundit

Meta në listat e PD është turp i madh”, shpërthen Elezi: Ka degjeneruar të djathtën

Ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi thotë se është turp për Partinë Demokratike që të fusë në listë...

Akuzohet se spiunoi për Iranin, dënohet me 14 vite burg ish-ushtari britanik

Një gjykatë në Britani ka dënuar ish-ushtarin Daniel Khalife me 14 vjet e tre muaj burgim për spiunim për Iranin dhe arratisje nga burgu. Khalife, i cili...

SHBA do të vendosë tarifa edhe ndaj BE-së? Blloku europian nën ‘ethet’ e kohës

Vetëm disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara vendosën tarifa ndaj mallrave nga Kanadaja, Kina dhe Meksika, Bashkimi Evropian mund të jetë në radhë. Duke folur...

Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio merr drejtimin e USAID-it

Sekretari i Shtetit Marco Rubio njoftoi të hënën se ai është administratori në detyrë i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, duke konfirmuar marrjen de-fakto...

Ngjela: “Berisha vuan nga skllavëria e pushtetit, Rama do të mbetet në krye”

Teksa ka komentuar zgjedhjet e 11 majit, Avokati Spartak Ngjela nuk e vë në dyshim fitoren e të majtës, e jo për meritë të...

Lajme të tjera

Web TV