Integrimi/ Ministri gjerman shpreson për çeljen e negociatave me Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të martën Michael Roth, ministri gjerman për Europën në Ministrinë e Jashtme gjermane, është shprehur optimist për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas agjencisë së lajmeve dpa, Roth shpreson, që në takimin e ardhshëm me homologët e tij  më 24 mars ” të jepet një sinjal i qartë në drejtim të Ballkanit Perëndimor”.

Michael Roth ka kujtuar ndryshimet që janë bërë në metodologjinë e zgjerimit të BE dhe pret që Komisioni Evropian të njohë edhe progresin në reforma që kanë bërë të dyja vendet. Komisioni Evropian ka për të njohur “progresin e rëndësishëm” në drejtim të luftimit të korrupsionit dhe reformës së drejtësisë, beson Roth.

Vendimi për fillimin e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut u shty në tetorin e vitit të kaluar, pas presionit të presidentit francez, Emmanuel Macron që kërkonte më parë reformimin e procesit të zgjerimit në BE.

Tani Parisi është treguar i kënaqur me ndryshimet në procedurën e anëtarësimit të paraqitura nga Komisioni Europian. Por Parisi pret ende raportin e aktualizuar të progresit të Komisionit Europian të planifikuar për publikim në fillim të marsit.

Dihet se çelja e negociatave është vetëm fillimi i një procesi të gjatë disavjeçar në anëtarësim. Vetëm nëse kandidatët i përmbushin kriteret dhe bëjnë reforma mund të anëtarësohen në fund në BE. E për këtë nevojitet një vendim unanim i Bashkimit Evropian.

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV