Konfirmohet rasti i parë më koronavirus në Rumani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rumania ka konfirmuar rastin e parë me koronavirus, personi i infektuar është një burrë që kishte udhëtuar tre javë më parë në Itali.

Sipas medias rumune Realitatea, personi i infektuar është futur në karantinë, në repartin e sëmundjeve infektive në spitalin “Matej Bals”, në Bukuresht.

Deri më tani nga koronavirusi, Covid-19, kanë humbur jetën mbi 2.600 persona, në Kinë, ku edhe ka shpërthyer epidemia e më pas u zgjerua në 29 vende tjera të botës.

Rastet e konfirmuara me koronavirus kanë shkuar mbi 80 mijë, në Evropë situata është më e rënduar në Itali, ku kanë humbur jetën 10 persona dhe janë infektuar më shumë se 320.

Sipas mediave rumune, rreth 1.3 milionë qytetar të Rumanisë punojnë në Itali dhe kjo rrit ndjeshëm gjasat që virusi të shpërndahet më shumë në këtë shtet.

Të fundit

Dorëzohet Interi, shet Calhanoglu dhe gjen menjëherë zëvendësuesin në SHBA

Interi është dorëzuar. Klubi zikaltër ka nisur kërkimin për një pasues të Hakan Calhanoglu, sepse turku nuk dëshiron të...

Alarmi për bombë në Kuvend, Kurti: Kërcënimi erdhi nga Serbia

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për herë të parë në lidhje me kërcënimin me bombë që ndodhi ditën e djeshme para seancës...

Zbulohet arsyeja pse CR7 mungoi në funeralin e Diogo Jota

Cristiano Ronaldo është në qendër të kritikave në Portugali. Kapiteni i kombëtares portugeze mungoi në funeralin e Diogo Jota dhe vëllait të tij Andre Silva,...

Korrik 1995/ Masakra e Srebrenicës, një nga kapitujt më të errët të Evropës moderne

Në korrik të vitit 1995, në përfundim të Luftës së Bosnjës (1992–1995), ndodhi një prej krimeve më të rënda kundër njerëzimit në Evropë pas...

Izraeli sulmon nga ajri Gazën, raportohet për të paktën 33 viktima

Sulmet ajrore izraelite i kanë vrarë të paktën 33 palestinezë në Gazë, thanë zyrtarët shëndetësorë të dielën, ndërsa ushtria izraelite njoftoi se ka goditur...

Lajme të tjera

Web TV