Tek ne i shesin sa “frëngu pulën”, në Itali i japin falas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri jemi përballur ditët e fundit me një rritje të çmimeve të dezinfektantëve dhe maskave mbrojtëse.

Për këtë fenomen janë bërë shumë denoncime në rrjetet sociale, madje janë filluar dhe hetime por asnjë masë konrete nuk është ndërmarrë.

Ndërkohë, në Milano farmacitë kanë bërë një akt për tu përshëndetur. Ato kanë nisur të shpërndajnë falas dezinfektantë për qytetarët.

“Ne shpërndajmë falas për klientët tanë që kanë kartën e anëtarësisë. U japim atyre 80 ml xhel dezinfektues të bërë në laboratorin tonë me bazë alkooli 70%.

Do të donim të ishim në gjendje të jepnim shishen dhe dezinfektuesin së bashku, por kontejnerët janë pothuajse të pamundur të gjenden. Ejani me shishen tuaj dhe ne do t`ua mbushim atë”, u shpreh Giuseppe Piccarreta, pronar i një farmacie në Milano.

Të fundit

Dikur avokati i Trump, merr në hetim dosjen “Epstein”

Todd Blanche, avokati personal i Donald Trump, ndodhet në qendër të një polemike të madhe pas vizitës së tij...

Spahiu: Debati për Kodin e ri Penal mund të zgjidhet me referendum nga populli

Juristi Kreshnik Spahiu tha për Report TV se debati për Kodin e ri penal mund të zgjidhet edhe me referendum popullor. "Duhet që të hartohet...

Starmer vijon thirrjet: Situata në Gaza duhet të ndryshojë rrënjësisht

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Sier Keir Starmer ka bërë sërish thirrje për situatën në Gaza, duke thënë që duhet të ndryshojë rrënjësisht. Dje ai...

Regjistrohet rrufeja 829 kilometra e gjatë

Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka vendosur një rekord të ri botëror për rrufenë më të gjatë një rrufe e jashtëzakonshme prej 829 kilometrash në...

Trump mund të falë Diddy-n? Shtohen spekulimet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po shqyrton seriozisht mundësinë e një faljeje presidenciale për reperin Sean “Diddy” Combs, i cili aktualisht po vuan dënimin...

Lajme të tjera

Web TV