Tronditet Durrësi/ Burri vret me levë gruan e tij brenda biznesit të tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Durrësin pak minuta më parë ku një grua është vrarë me levë nga bashkëshorti i saj në mes të qytetit.

Gruaja është goditur me levë brenda biznesit të metrazheve që kishte bashkë me burrin e saj.

Ngjarja ka ndodhur në sheshin ‘Azem Hajdari’ të qytetit bregdetar, ndërsa para krimit, mësohet se çifti janë konfliktuar me njëri-tjetri.

Më pas, 63-vjeçari ka goditur me levë hekuri gruan e tij 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Deri më tani nuk dihet arsyet e këtij krimi të rëndë. Ndërkaq, policia thekson se në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ku vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë: Më datë 26.02.2020, rreth orës  11:35, në lagjen Nr. 12, Durrës, shtetasi R. T., 63 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës, në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka goditur me levë hekuri, bashkëshorten e tij,  shtetasen H. T., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes.  Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ku vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes.

Kjo është ngjarja e dytë kriminale ku vritet një grua pas asaj të mbrëmjes së djeshme në Mirditë ku një grua u vra bashkë me të vëllanë nga ish-burri i saj, i cili ndodhet në kërkim nga policia./Fjala.al/

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV