6 muaj burg për tifozin që ndezi flakadan në stadiumin “Air Albania”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 6 muaj burg një tifoz të Tiranës, pasi në derbin e parë të 13 dhjetorit 2019, ky tifoz është konstatuar se ka ndezur flakadanë në stadium.

Me burg është dënuar tifozi Armando Balliu. Vendimi për dënimin e tij është marrë nga gjyqtarja Rexhina Merlika, e cila ka vendosur të deklarojë fajtor Balliun, dhe dënuar me 6 muaj burgim për akuzën e “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”.

Por, tifozi nuk do qëndrojë asnjë ditë në qeli. Ky dënim me burg, është konvertuar në një dënim me shërbim prove për një periudhë 12 mujore. Sipas vendimit të gjykatës së Tiranës rezulton se në datën 13dhjetor 2019 rreth orës 19:00 në stadiumin “Air Albania”, po zhvillohej ndeshja e futbollit Partizani-Tirana . Duke parë këtë ndeshje ka qënë edhe Armando Balliu.

Në momentin që ekipi për të cilin ai është tifoz e konkretisht skuadra e futbollit të Tiranës, ka shënuar gol ndaj skuadrës kundërshtare Partizanit, Armando Balliu, ka reaguar duke hedhur në shkallët e stadiumit një fishek zjarr që shkaktonte shumë tym.

Pasi ka përfunduar ndeshja e futbollit, shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë Nr.l Tiranë, pasi kanë këqyrur edhe kamerat e sigurisë të këtij ambient, kanë shoqëruar Armando Balliu në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.l Tiranë.

Edhe nga deklarimet e punonjësve të Policisë të Komisariatit të Policisë Nr.l Tiranë, konfirmohet fakti se personi nën hetim ka pasur një fishekzjarr, të cilin e ka ndezur dhe e ka hedhur më pas në shkallët e stadiumit.

I pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime Balliu, ka deklaruar se është e vërtete që ka ndezur një fishekzjarr në momentin që ekipi tij i zemrës kishte shënuar gol ndaj ekipit kundërshtar. Balliu deklaroi se e ka mbajtur në dorë derisa është shuar e me pas e ka hedhur tek shkallët e stadiumit.

Të fundit

Me burrat në luftë, gratë ukrainase marrin drejtimin e metrosë

ur Kateryna Yesypchuk përfundoi ndërrimin e saj të parë si drejtuese e trenit në Metronë e Kievit, në qershor...

Rama paralajmëron industrinë e turizmit për çmimet e larta

Kryeministri Edi Rama deklaroi se lirimi i hapësirave publike nuk do të jetë një aksion vere, por është pjesë e programit për Rilindjen Urbane...

Industria e kanabisit financoi fushatën e Trump, presidenti do t’i kthejë “borxhin”

Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e ricaktimit të statusit ligjor të marijuanës, duke e klasifikuar ndër substancat narkotike më pak të rrezikshme....

Biznesi i medias dhe profesioni i gazetarit

Nga Shpëtim Luku Në Shqipëri, prej vitesh ekziston një paaftësi e theksuar brenda komunitetit të gazetarëve për të ndarë biznesin e medias nga vetë profesioni...

Mbi 8 miliardë njerëz, sfidë apo një mundësi për të ardhmen e planetit?

10 gusht 2000 – Bota regjistroi 6 miliardë njerëz Nga Leonard Veizi Nëse Toka do të kishte zë, ndoshta do të rrëfente një histori të gjatë...

Lajme të tjera

Web TV