Altin Hajrit i sekuestrohet kompleksi, karburanti dhe vila në Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetasit Altin Hajri i janë vënë nën sekuestro të gjitha pronat. Nën sekuestro janë vënë: kompleksit Golden Resort, në Xhafzotaj , Pjezë , Durrës. karburantit “ALT- OIL 2008” dhe i një vile dy katëshe në Pjezë, Shijak, Durrës.

Vendimi u dha mbi bazën e nenit 19 të Aktit Normativ nr. 1 datë 31.01.2020 si subjekt i ligjit në kuadër të procedimit nr. 475 si i dyshuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 139 dhe 333 te KP.

Vendimi i është dërguar për ekzekutim Angjencisë po sot dhe për njoftim Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Prokurorisë së Posacme dhe shtetasit Altin Hajri.

Altin Hajri i shpallur në kërkim për pengmarrjen e Jan Prengës, në tetor të vitit 2015 ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i dyshuar si koka e një rrjeti të trafikut të drogës nga Afganistani në Itali. Mirëpo 8 muaj më vonë, në 2016-ën, autoritetet italiane pushuan hetimin ndaj tij, duke hequr emrin e tij nga listat e të kërkuarve.

Të dyshuar si pjesë e këtij trafiku, në atë kohë u arrestuan në qytetin e Durrësit edhe djali i xhaxhait të Altin Hajrit, dhe një kushëri tjetër i tij, Hajri Balla dhe Fortuz Hajri, 53 dhe 24 vjeç, të dy banues në Shijak.

Arrestimi i tyre u bë në bazë të një urdhri ndalimi të gjykatës së Venecias së datës 15 gusht të vitit 2015. Ata akuzoheshin në atë kohë për veprën penale të “trafikimit të lëndëve narkotike”, ndërsa i kishin shpëtuar operacionit të policisë në vitin 2015, bashkë me Altin Hajrin.

Teksa hetimet ndaj Altin Hajrit janë pushuar  nga autoritetet italiane, në kërkim ndërkombëtar për trafik droge vijon të jetë  vëllai tjetër i tij Emiljano Hajri.

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV