Panairin e Librit në Leipzig, ja me çfarë do të prezantohet letërsia shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Letërsia bashkëkohore shqipe do të prezantohet përmes emrave më përfaqësues të saj në Panairin e Librit, në Leipzig të Gjermanisë, që do të mbahet nga datat 12-15 mars 2020.

Alda Bardhyli drejtore e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit bën të njohur se letërsia shqipe do të jetë  e pranishme përmes zërave më përfaqësues të saj në eventin e madh të librit si Mitrush Kuteli, Ismail Kadare dhe Ben Blushi. Në stendën e Shqipërisë në këtë panair, vizitorët gjermanofolës apo dhe të vendeve të ndryshme që do të vizitojnë panairin do të kenë mundësi të dëgjojnë intepretimin e pjesëve të zgjedhura nga këta tre autorë nën leximin e shkrimtares Ani Wilms, thotë Bardhyli.

Sipas saj, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit e sheh këtë panair, si një mundësi komunikimi përmes vlerave tona më të mira. Të ftuar do të jenë dhe dy autorë të letërsisë bashkëkohore si Enkel Demi, Darien Levani si dhe dy autore të njohura në letrat shqipe Flutura Açka dhe Diana Çuli. Tema e këtij viti e Panairit është “Prejardhja, përkatësia, e përbashkëta“.

Të fundit

Alarmi: Kriza me ujë mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

Teherani është duke u përballur me krizë aq të madhe me ujin, prandaj 15 milionë banorët e tij mund...

Misteret që nuk dihen ende/ Çfarë dimë deri më tani për dosjet Epstein?

Fjalët “dosjet Epstein” e kanë përndjekur administratën Trump për javë të tëra, ndërsa ajo përballet me një krizë në rritje që rrjedh nga krimet...

“Me telefonin tim Veliaj foli me bashkëshorten!”/ Zbardhet rrëfimi i gardianit

Polici i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Fatjon Baci, ka dhënë dëshmuar se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka përdorur aparatin e tij celular...

Zbulohet ku do të zhvillohen bisedimet SHBA-Izrael për armëpushimin në Gaza

Larg Gazës, i dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, është në Itali për t'u takuar me zyrtarë të lartë izraelitë dhe...

Studimi: Rreth 7000 hapa në ditë të mjaftueshëm për të përmirësuar shëndetin

Një studim i ri sugjeron se të ecësh 7 000 hapa në ditë mund të jetë e mjaftueshme për t’u mbrojtur nga një numër...

Lajme të tjera

Web TV