Gjendje alarmante në Itali. “Covid-19” e ka shtuar së tepërmi intesitetin. Të prekurit nga koronavirusi në Itali kanë pësuar një rritje të frikshme gjatë kësaj të premteje.
Janë 821 persona të infektuar. Ndërsa numri i të vdekurve ka kapur shifrën 21. Lajmi është konfirmuar nga kreu i Emergjencave italiane Angelo Borrelli.
Rajoni i Lombardisë është në krye të rajoneve brenda Italisë ku është shënuar më intensivisht epidemia.
Sipas statistikave, Italia ndodhet në mesin e 5 vendeve të para në botë ku koronavirusi është përhapur më shpejt dhe ku janë shënuar më shumë raste të vdekjes.
Ndërsa në Evropë, Italia renditet në vendin e parë përsa i përket këtyre të dhënave.