DW: Pa pendesë, me rastin e vdekjes së Nexhmije Hoxhës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E veja e Enver Hoxhës jetoi gati një shekull, Shqiperia ende nuk e ka marr veten nga pasojat e regjimit qe ajo ngriti dhe i sherbeu me besnikeri deri ne fund.

Ajo dilte gjithnjë buzëgaz në anën e të shoqit, e shoqja e Sekretarit të Parë të Partisë së Punës ruante gjithmonë të njëjtin imazh: flokë të ndara me vizë anash, dy karfica prapa veshëve, xhaketa e kostume burrërore. Gjatë shekullit në të cilin ajo jetoi, në Shqipëri ndryshoi shumëçka, Ajo mbeti e njëjta, jo vetëm nga pamja e jashtme, por edhe nga mendja,

Nexhmije Xhuglini u lind më 7 shkurt 1921 në Manastir (atëherë Jugosllavi, tani Maqedonia e Veriut), por u rrit në Tiranë. Ajo ishte një nga vajzat e pakta në Shqipërinë ende me mendësi otomane të asaj kohe që mund të shkonin në shkollë. Si nxënëse e Institutit Pedagogjik të Tiranës, i përkiste rinisë fashiste. Si 20-vjeçare iu bashkua Partisë Komuniste, të cilën prej dy vjetësh e drejtonte Enver Hoxha. Më pas ajo do ta linte punën si mësuese filloreje për të dalë në mal si partizane. “Ajo përfaqësonte brezin e ri, veçanërisht atë të grave të reja, të cilat në shoqërinë e dominuar prej burrave kërkonin “gjysmën e qiellit” dhe të cilat luftuan krah për krah tyre – edhe me armë në dorë – për një Shqipëri më të drejtë dhe më njerëzore “, sqaron historiani gjerman, Michael Schmidt-Neke, për DW.

Me ndikim të madh

“Por nga ana tjetër, askush tjetër si ajo nuk i ka tradhëtuar idealet humaniste, për idenë e gabuar se një shoqëri më njerëzore mund të ndërtohej mbi kufoma njerëzish dhe jetësh të shkatërruara”, shton më tej Schmidt-Neke.

Në vitin 1945 Nexhmije Xhuglini u martua me Enver Hoxhën, asokohe dymbëdhjetë vjet më i madh në moshë, Në të njëjtin vit në Shqipëri u instalua një nga diktaturat më të egra të shekullit XX. Gjatë kësaj periudhe Nexhmije Hoxha kishte disa poste zyrtare, si drejtoreshë e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste, si deputete në Kuvend, si antare e Komitetit Qendror të Partisë.

“Nexhmije Hoxha kishte shumë më tepër ndikim se shumica e grave të tjera të liderëve të komunizmit”, thotë Schmidt-Neke, ndoshta me përjashtim të Margot Honecker dhe Elena Ceausescut. “Pra, pas vdekjes së Enver Hoxhës në vitin 1985, ajo nuk u dërgua në pension, por u bë përfaqësuese e krahut konservator, pra, kundër reformave, ndaj të cilit pasardhësi i Hoxhës, Ramiz Alia, nuk kishte gjithonë sukses.”

Sidomos në dhjetëvjeparin e fundit para se të vdiste i shoqi, flitet se Shqipëria është drejtuar prej saj. Një periudhë që u shoqërua me disa likujdime partiake, çka ka bërë që asaj t’i jepj nofka Lady Macbeth ose “vejusha e zezë”. Por Schmidt-Neke thote se ndikimi i saj nuk është arritur ende të studiohet në mënyrë objektive.

Pa pendim

Mbi 6.000 njerëz u ekzekutuan gjatë diktaturës, mbi 34.000 u arrestuan, rreth 1.000 vdiqën në paraburgim, dhe mbi 59.000 kaluan jetën në kampe internimi, shumë syresh vetëm se kishin mendim të kundërt, donin një socializëm më të butë, më social-demokratik, kishin shkruar poezinë e gabuar, organizonin rituale fetare, ose thjesht kishin lindur në familjen “e gabuar”.

Lexo edhe :  "Fitore as që bëhet fjalë", Rama ironizon Berishën: Këneta s'ka sy për qabe


20 shkurt 1991, Shjqiperia nisi shkeputjen kolektive nga diktatura enveriste.

Nexhmije Hoxha nuk i mohoi krimet që bëri regjimi i saj ndaj njerëzve të pafajshëm. Por as nuk shprehu kurrë keqardhje e as nuk u pendua kurrë për to. Përkundrazi: në një intervistë të dhënë në revistën gjermane “Der Spiegel” në vitin 2004 ajo tregon me një logjikë sa të ftohtë aq edhe të frikshme arsyen e kësaj politike. “Armiqtë tanë të jashtëm u bënë alate me opozitarët në vendin tonë. Prandaj ne u detyruam të shkatërronim familjet e tyre, dhe t’i dëbonim nga Tirana rebelët së bashku me të afërmit e tyre. Ata pastaj iu luteshin krerëve të opozitës kundër nesh: Dorëzohuni, ndryshe do të dënohemi ne të gjithë. Vëllezër, kushërinj, prindër, i kemi bërë të gjithë të vujanë për të arritur synimin tone të drejtë”, thoshte Nexhmije Hoxha në atë intervistë. Schmidt-Neke konstaton se ajo me këtë e diskreditoi veten si dëshimtare e kohës për krimet e komunizmit.

Pa dënim

E megjithatë, Nexhmije Hoxhës nuk iu bë kurrë gjyqi për këtë gjë. “Ato pesë vjet që i kaloi në burg, nga viti 1992 deri në vitin 1997, ishin më shumë rezultat i një procesi gjyqësor kaotik e me shumë probleme teknike, prej të cilit mbeti vetëm akuza e shpërdorimit të fondeve publike, të cilin njerëzit me tallje e quajnë ‘Gjyqi i kafeve’. Gjyqi nuk ka kontribuar aspak në zbardhjen dhe shtrimin e rrugës së përballjes së drejtë me të shkuarën tonë diktatoriale”, thotë analisti nga Tirana, Armand Plaka, në një intervistë për DW.

Deri në vitet e fundit e të jetës ajo jetoi në një lagje periferike të Tiranës, në Laprakë, në një banesë që ndodhej në ndërtesën e një kazerme të vjetër ushtarake. Në një intervistë dhënë para disa vitesh për emisionin “Dritare” të televizionit Vizion Plus, ajo shpjegoi se përse kishte jetuar aq gjatë: “Vetëm për të rehabilituar figurën e të shoqit”, për të treguar atë që ajo e quante të vërtetë. Tani nuk kishte dëshirë tjetër, veçse të shonte tek Ai, tha ish-ateistja.

U deshën edhe katër vjet derisa ky vullnet të reaizohej. Ndërkohe ajo botoi edhe një libër tjetër me “të vërtetën e saj”. Vërtet që shumë pak njerëz i lexojnë ato libra në Shqipëri. Numri i njerëzve që derdhën lotë për të ishte vërtet relativisht i vogël. Por një gjë është evidente: Shqipëria që donte të ndërtonte ajo me shokë, edhe 30 vjet pas ndryshimit të sistemmit, nuk po e gjen dot veten në botën e re, është thellësisht e përçarë dhe vazhdon të lëpijë plagët e hapura të shkaktuara nga sistemi enverist./DW

Të fundit

“Çmimi i naftës 40% më lirë, pesëfishohen subvencionet”/ Berisha vijon me premtimet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Pogradeci ku prezantoi kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 11 majit, shpalosi...

Razer prezanton ‘mausin’ e parë vertikal

Kompania Razer ka prezantuar dy versione të reja të ‘mausit’ (miut) të saj Pro Click, me një dizajn të fokusuar në rehati gjatë përdorimit. Pro...

Hap pas hapi, si zgjidhet Papa i ardhshëm

Kardinalët qëndrojnë në rreshta në funeralin e Papës. Ata janë të veshur me pelerinë të kuqe dhe një kapele në kokë. Sipas mediave të huaja,...

Këpucari shqiptar i Papës/ I dhuroi Françeskut një palë këpucë dhe e takoi atë në 2017

Një palë këpucë në thirrje të paqes. Të realizuara nga Petrit Kozeli si dhuratë për Papa Françeskun, që vijojë me një rrugetim të gjatë...

OBSH jep alarmin/ 1 në 4 të rinj europianë përdorues të alkoolit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ngritur alarmin për nivelin shqetësues të konsumit të alkoolit në Europë, veçanërisht tek të rinjtë. Sipas të dhënave...

Lajme të tjera

Web TV