Frika nga koronavirusi/ Komisioni i Venecias anulon sesionin në Tiranë

Komisioni i Venecias ka anuluar sesionin e 20-21 marsit, në Shqipëri.

Shkak për anulimin e sesionit është bërë kërcënimi nga koronavirusi, i cili ka shpërthyer në të gjitha kontinentet, duke lënë shumë të vdekur.

Në këtë sesion Komisioni i Venecias do të publikonte dy raporte për Shqipërinë, mbi emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese dhe për paketën ligjore anti-shpifje.