Frika nga koronavirusi mbërrin në Zvicër, anulohen evente të shumta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zvicra ka ndaluar sot të gjitha eventet që përfshijnë më shumë se 1.000 njerëz në një përpjekje drastike për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Qeveria Zvicerane njoftoi sot masën e urgjencës dhe tha se do të zgjasë të paktën deri në 15 Mars.

Masa vjen pasi ndërkombëtarët janë në prag të një pandemie, me Meksikën që raporton tani dy rastet e para.

Nigeria konfirmoi gjithashtu rastin e parë të virusit në Afrikën Sub-Sahariane të premten.

Zyrtarët zviceranë thanë që ndalimi i ngjarjeve publike dhe private ka për qëllim të parandalojë ose vonojë përhapjen e sëmundjes në Zvicër, duke zvogëluar kështu përhapjen e saj.

Kjo masë e ndërmarrë do të ndikojë në ngjarje që përfshijnë koncerte, Karnavalet e Bazelit, Motor Show-n në Gjenevë dhe ndeshjen në Ligën e futbollit zviceran.

Zvicra tashmë ka konfirmuar 15 raste të virusit, dhe zyrtarët presin që shpërthimi të përkeqësohet për shkak të krizës mbi kufirin në veri të Italisë.

Të fundit

Jam një refugjat ligjor në Britani. Pse trajtohem gjithmonë si kriminel?

Kam takuar njerëz të mrekullueshëm këtu, që më kanë bërë të ndihem se i përkas kësaj shoqërie – por...

Rama: Muzeu Arkeologjik i Durrësit rikthehet në vjeshtë me mbi 2400 objekte historike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamjet nga kantieri i rikonstruksionit të Muzeut Kombëtar Arkeologjik në Durrës, ku njofton për rikthimin e mbi 2400...

Trump shtrëngon vizat, 55 milionë të huaj nën lupën e Departamentit të Shtetit

Departamenti i Shtetit amerikan ka nisur shqyrtimin e mbi 55 milionë të huajve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara me vizë, raporton Associated Press. Departamenti...

Lufta Rusi–Ukrainë, Kallas: Shkëmbimi i territoreve ukrainase është një kurth i Putinit

Shefja e diplomacisë së Bashkimit, Kaja Kallas, ka paralajmëruar se Ukraina nuk duhet të pranojë që vendi t’i lëshojë territore Rusisë për të arritur...

Shkëlzen dhe Argita Berisha në krye të PD? Gazetari: S’ka asnjë sekret

I ftuar në emisionin “Ora e fundit” në ABC News, gazetari Ardit Rada u pyet nëse fëmijët e Sali Berishës janë një opsion për...

Lajme të tjera

Web TV