Guvernatori Sejko në Mbledhjen e Konstituencës të FMN-së dhe BB-së në Athinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në Mbledhjen e Konstituencës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), zhvilluar në Athinë, Greqi. Ky takim mblodhi së bashku guvernatorët dhe ministrat e financave të vendeve anëtare të kësaj Konstituence, për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit të ekonomisë botërore dhe ekonomive përkatëse.

Përfaqësues të lartë të FMN-së dhe BB-së prezantuan perspektivat e këtyre dy institucioneve, lidhur me menaxhimin e borxhit publik dhe prioritetet që duhen ndjekur për të garantuar stabilitetin financiar dhe një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe afatgjatë.

Në këtë mbledhje, Shqipëria përfaqësohej nga zyrtarë të lartë të Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, të kryesuar nga z. Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë, dhe zj. Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë.

Gjatë takimit, Guvernatori Sejko prezantoi zhvillimet më të fundit ekonomike në vend, duke theksuar rolin e rëndësishëm që luan Banka e Shqipërisë në stabilitetin makroekonomik. Ai u shpreh se pavarësisht ngadalësimit të ritmeve të rritjes ekonomike gjatë vitit 2019, treguesit e qëndrueshmërisë ekonomike dhe financiare të vendit vijojnë të mbeten solidë.

Lidhur me sektorin financiar, Guvernatori theksoi se masat makroprudenciale të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë dhe stimuli monetar ka ndihmuar uljen e normave të interesit, duke nxitur rritjen e kredisë dhe uljen e kostos së shërbimit të borxhit të bizneseve dhe familjeve. Stimuli monetar i ka mundësuar Shqipërisë një ambient financiar transparent, me norma të ulëta e të qëndrueshme interesi, me likuiditet të bollshëm dhe me luhatje të moderuara të kursit të këmbimit.

Këto zhvillime krijojnë premisa për rritje të qëndrueshme në të ardhmen, duke mundësuar zgjerimin e mëtejshëm të punësimit dhe përmirësimin e mëtejshëm të treguesve kryesorë të stabilitetit ekonomik dhe financiar të vendit.

Të fundit

Mbështetja sociale e familjeve: Shqipëria, vendi me përfitimin më të ulët në rajon

Shqipëria është vendi me mbështetjen më të ulët sa i takon përfitimeve sociale të familjeve në nevojë. Një raport...

Rama nga punimet për Qendrën e Kulturës për Fëmijë: Do të jetë unike në rajon

Pranë Parkut të Madh të Liqenit në Tiranë  po ndërtohet Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë. Është kreu i qeverisë, Edi Rama, ai i...

Livia Brunga flet hapur për marrëdhënien e kaluar me Mevlan Shabën

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Livia Brunga, ka zgjedhur t’u përgjigjet hapur pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale, duke mos i shmangur...

Trump paralajmëron pasoja nëse dështon samiti Putin–Zelensky

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pranoi këtë të hënë se nuk mund të garantojë që presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai ukrainas, Volodymyr Zelensky,...

Gushti i zi dhe pyetja e madhe: Quo vadis, Shqipëri?

Nga Leonard Veizi Gushti i këtij viti do të mbahet mend si një muaj i zi për vendin. Në vend të gëzimit të verës, plazheve...

Lajme të tjera

Web TV