Meta ngre dy gishtat lart: Shqiptarë, jam i paduruar të bashkohem me ju më 2 mars

Presidenti Ilir Meta në kuadër të tubimit të 2 marsit vijon t’iu bëjë thirrje shqiptarë për t’iu bashkuar kreut të shtetit kundër qeverisë së kryeministrit Rama.

Meta ka publikuar një video-mesazh ku shfaqet i buzëqeshur dhe përshëndet me dy gishta, ndërsa e cilëson 2 marsin si pranverën ‘kuq e zi’. “Të dashur qytetar, i paduruar për t’u bashkuar dhe unë me ju në 2 mars për pranverën ‘Kuq e zi’.”, shprehet Meta në videomesazh.