Moti/ Edhe sot mos dilni pa çadër

Dita e sotme ka nisur me reshje shiu, ku vendi është përfshirë sërish nga reshjet në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas Meteoalb, deri në mesditë i gjithë vendi do të jetë me reshje shiu dhe reshje dëbore në zonat malore.

Por orët e pasdites dhe në vijim përmirësojnë gradualisht kushtet e motit. Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat nga -2°C deri në 14°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar  dallgëzimi 5 ballë.