Pranga 9 personave, trafikuan emigrantë nga Korça drejt Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e shtetit ka vënë në pranga 9 persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Të arrestuarit akuzohen për trafikim të jashtëligjshëm të emigrantëve kundrejt fitimit nga Korça drejt Tiranës.

Mësohet se arrestimet ndodhën gjatë tre rasteve të goditura në fshatin Çiflig, në Maliq dhe në dalje të qytetit të Pogradecit.

Në pranga ranë K. P., 21 vjeç; L. B., 20 vjeç; F. D., 19 vjeçe, banues në Durrës, L. C., 35 vjeç, banues në Prishtinë; N. K., 43 vjeç, banues në Vushtrri, Kosovë; R. K., 29 vjeç, banues në Fushë-Kosovë, K. M., 21 vjeç; K. L., 19 vjeç dhe K. M., 21 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Në kërkim është shpallur 21-vjeçari K.D., 21 vjeç, banues në Durrës, i cili nuk i është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar por kreu manovra të rrezikshme me mjetin e tij, duke aksidentuar edhe dy pasagjerë dhe më pas u largua nga vendngjarja.

Gjatë këtyre operacioneve janë ndalur edhe 27 shtetas të huaj, të cilët kishin si destinacion Tiranën.

Konkretisht në fshatin Çiflig, Korçë, shërbimet e Policisë pasi kanë patur në ndjekje mjetet tip “Benz” dhe “Citroen”, me të cilat shtetasit K. P., L. B., F. D., dhe K. D., në bashkëpunim mes tyre ishin duke transportuar drejt Tiranës kundrejt fitimit 4 shtetas të huaj, i kanë bërë me shenjë drejtuesit të mjetit tip “Citroen” shtetasit K. D., që të ndalonte, por ky i fundit me qëllim shmangien e kapjes nga policia, kreu manovra të rrezikshme duke dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar dy shtetas të huaj, pasagjerë në këtë mjet, të cilët u transportuan në Spitalin e Korçës, ku më pas njëri prej tyre u dërgua në Tiranë për mjekim të specializuar.

Lexo edhe :  Belgjikë/ Qiramarrësi ekzekuton shqiptarin ‘Noel’ në lokalin e tij, zbulohet shkaku!

Në Maliq, pranë vendit të quajtur “Tyrbja”, tre shtetasit kosovarë L. C; N. K., dhe R. K., janë kapur në flagrancë me mjetet tip “Volkswagen Golf” dhe “Volkswagen Sharan”, duke transportuar kundrejt fitimit 4 shtetas të huaj në drejtim të Tiranës, të cilëve më pas iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Si edhe në dalje të qytetit të Pogradecit, tre shtetasit nga Tirana K. M; K. L., dhe K. M., janë kapur me mjetet tip “Volkswagen”dhe “Skoda” duke transportuar kundrejt fitimit në drejtim të Tiranës, 19 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV