Video/ I dyshuari i prangosur hidhet nga dritarja drejt vdekjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

42 vjeçari Bernard Geisel, kishte dyshohej se hyrë në një ndërtesë private në qytezën e Connellsville më 29 dhjetor.

Rezidentët njoftuan policinë për të huajin dhe oficerët erdhën për ta gjetur atë në katin e katërt ku e arrestuan.

Në pamje të rënda të publikuara prej atëherë, burri shihet duke ecur ne shkalle i prangosur, i pashoqëruar nga policë.

Por teksa i afrohet një dritareje, Geisel shihet që kërcen jashtë saj me kokë përpara, dhe tragjikisht bie në trotuar pranë makinës së policisë.

Policia tha më vonë se ai kishte vdekur në spital nga plagët.

Rreshteri vendas Kalee Barnhart tha për rrjetin CBS: “Oficerët kërkuan në ndërtesë dhe e gjetën të dyshuarin në katin e katërt. Ai u identifikua si Bernard Geisel.

Fqinja Bonnie Ray e përshkruante më pas videon si “shumë trazuese”.

“Nuk e di çfarë i shkonte në mendje, përse ta lëshonte veten ashtu nga dritarja. Është shumë e trishtë, për prindërit, apo nëse kishte fëmijë, vëllezër, motra”.

Geisel ishte dënuar më herët për vrasje gjatë një përleshjeje me një burrë që besohet se shoqërohej me ish-të dashurën e tij, shkruan rrjeti Daily Mail.

Policia tha se është ende duke hetuar rrethanat e ngjarjes./O.S

Të fundit

Opozita zbret në shesh, protestë kombëtare para Kryeministrisë

Partia Demokratike dhe aleatët e saj janë mbledhur para Kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në një protestë masive...

Berisha del nga selia e PD-së, nis marshimin me militantët drejt kryeministrisë

Sali Berisha ka dalë nga selia e PD-së, rreth gjsyëm orë pasi duhej të niste protesta e opozitës në bulevardin përpara kryeministrisë. Berisha është i shoqëruar...

Zgjedhjet e 11 majit, Tom Doshi njofton futjen në garë, ja në cilin qark do të kandidoj

Tom Doshi do të kryesojë listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Social Demokrate në Qarkun e Shkodrës. Vendimin ia ka bërë të ditur strukturave...

Vota e Diasporës/ Më të interesuarit emigrantët shqiptarë në Itali dhe Greqi

Kjo e shtunë çoi në rreth 104 mijë, numrin e emigrantëve të regjistruar për të votuar me postë në zgjedhjet e 11 majit. Shifrat e...

Pesë vendet ku nuk duhet ta mbani kurrë celularin

Në ditët e sotme është shumë e vështirë të gjesh një person që nuk ka celular. Nuk shkojmë askund pa të madje as kur...

Lajme të tjera

Web TV