Tirana shkatërron Partizanin, bardheblutë drejt titullit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Derbi i dytë i kryeqytetit, mes Tiranës dhe Partizanit, në stadiumin e ri Kombëtar u mbyll me fitoren e thellë 5-1 për Tiranën.

Pikërisht në stadiumin “Air Alnania” bardheblutë nisën ecurinë e jashtëzakonshme të rezultateve pozitive.

Derbi nisi i “çmendur”, 3 gola brenda 19 minutave, dy penallti dhe një karton i kuq.

Partizani kaloi në avantazh që në minutën e dytë, me anë të një goli mjaft të bukur nga Ëilliam, me një goditje jashtë zonës, por gjithçka u shemb për të kuqtë brenda minutës së 19-të.

Në minutën e 16, Tirana fiton një 11-metërsh dhe Bitri ndëshkohet me kartonin e kuq për Partizanin. Batha kthen në gol penalltinë. Vetëm 3 minuta më pas, bardheblutë fitojnë një tjetër penallti dhe sërish Batha shënon, duke i dhënë avantazhin bardhebluve.

Në pjesën e dytë, Idrizaj shënoi një autogol në portën e Partizanit. Ndërsa minutat e fundit i takuan të gjitha talentit Muçi, i cili realizoi dy gola, duke e vulosur rezultatin në 5-1. Për t’u veçuar ishte goli i dytë, i cili u shënua me goditje dënimi, nga një distancë e largët.

Në fundin e takimit pati edhe një karton të kuq për Torassa-n, për ndërhyrje të rëndë ndaj kundërshtarit.

Të fundit

Pesë këshilla që duhet të zbatoni nëse dëshironi të keni gjumë cilësor dhe të qetë

Nëse keni vështirësi për të fjetur ose zgjoheni shumë herët, filloni me këto pesë zakone të thjeshta të shëndetshme...

“Nuk ka karta për të luajtur”/ Trump akuzon Zelensky-n si pengesë për paqe

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për qëndrimin e tij ndaj Krimesë, duke e quajtur atë një pengesë serioze...

U gjobitën nga BE me 700 milionë euro, Apple dhe Meta “bëjnë rezistencë”: E padrejtë

Bashkimi Evropian urdhëroi gjigandët e teknologjisë Apple dhe Meta që të paguajnë së bashkuë një shumë pre 700 milionë euro. BE lëshoi një gjobë prej...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane/ Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh!

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njëherazi kandidat për deputet në listën e hapur të Partisë Socialiste në Tiranë, deklaroi në një...

Kryeministri francez në telashe/ E bija boton librin ku rrëfen dhunën që pësoi në shkollë

Vajza e kryeministrit francez ka pohuar se është dhunuar në një shkollë dhe që babai i saj akuzohet se e ka injoruar gjatë kohës...

Lajme të tjera

Web TV