2 marsi/ Rama flet për thirrjen e Metës: Njerëzit nuk do ngatërrojnë Gjergj Kastriotin me armiqtë e reformës në drejtësi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kongresin e PS, komentoi manifestimin e thirrur nga Presidenti Ilir Meta më 2 mars dhe nuk kurseu as ironitë. Rama tha se aleanca kundër drejtësisë së re, po kërkon të bëjë një besëlidhje të dytë të Lezhës.

“Kthe kokën pas s’ka kundërshtar, shiko para, është bosh, vërtet dalin shajnë e bërtasin, janë si goditjet e lugëve në tenxhere bosh. Dhe në këto kushte ne duhet ta lexojmë këtë rrezik, se njerëzit e ndjejnë shumë më shumë se ne ‘boshin’. Ne përjetojmë gjithë goditjen sulmet, e akuzat. Duke qenë të rrethuar nga boshi, ndjehemi si qendra e botës. Po njerëzit nuk i shohin këto. Njerëzit po presin besëlidhjen e dytë të Lezhës më 2 mars, do ngatërrojnë Gjergj Kastriotin me armiqtë e betuar të reformës në drejtësi. Po e bëjmë të mundur ne, po ndodh sot reforma në drejtësi.

Tani këta aleanca kundër drejtësisë së re, do bëjë besëlidhjen e dytë të Lezhës, duke ndenjur këtu, pa u lodhur të shkojë në Lezhë. Nuk i shohin njerëzit fare, njerëzit shohin nga ne. Duhet të shohim përtej atyre me të cilat jemi mësuar të fitojmë. Nesër nga ne do të kërkohet shumë më tepër. dhe s dua të merrem me katandisjen e konkurentëve. janë katandisutr si karikatura të vetes së tyre, po duhet te kuptojmë se ku ‘boshi’ është armik i rrezikshëm. “ tha Rama.

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV