Ballkanin Perëndimor, diskutohen rregullat të reja doganore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gjon Bardhi, mori pjesë në Takimin Rajonal Informal të 5-të të Nivelit të Lartë të Drejtorëve të Përgjithshëm të Administratave Doganore të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Ohër. Referuar njoftimit zyrtar, gjatë këtij takimi u diskutua mbi përgatitjen e qasjes së përbashkët të shërbimeve doganore në Rajon për të bërë progres në bashkëpunimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë takim mori pjesë dhe zyrtar i Drejtorisë për Punë Doganore dhe të Ardhurave të Mbretërisë së Bashkuar, Adam Uodrou, përfaqësues nga Organizata Botërore e Dogana dhe AKU.

“Diskutimet në këtë takim u përqëndruan në prioritetet e Nënkomitetit të Ceftas për Doganat dhe rregullat e origjinës, që për vitin 2020 do të drejtohet nga Administrata Doganore e Maqedonisë, ku fokusi kryesor lidhet me zbatimin e strategjisë së përbashkët të riskut dhe njohjes reciproke të AEO-ve. Një vend të veçantë në këtë takim zuri rritja e bashkëpunimit, jo vetëm e autoriteteve doganore, por edhe me agjencitë e tjera që veprojnë në kufi, siç është AKU” njofton Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Takimi i Ohrit është i pesti i këtij lloji dhe vjen si vazhdimësi e Takimeve Rajonale Informale të Nivelit të Lartë të Drejtorëve të Përgjithshëm të Administratave Doganore të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (ËB6) – që janë organizuar më parë në Shkup, Tiranë, Podgoricë dhe Prishtinë. Takimi i rradhës u vendos të zhvillohet në Tiranë.

Të fundit

Protesta për ish-krerët e UÇK, Rama: Pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin

Në Prishtinë u mbajt këtë enjte, 7 gusht, një protestë në mbështetje të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë e më i shpeshtë dhe...

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për një takim mes presidentit rus...

Emiliano Zapata, figura emblematike e revolucionit meksikan

8 gusht 1879 Emiliano Zapata Salazar lindi më 8 gusht 1879 në fshatin Anenecuilco të shtetit Morelos në Meksikën qendrore. Ai u rrit në një...

Horoskopi ditor, 8 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me partnerin dhe kjo mund te...

Lajme të tjera

Web TV